(VIDEO) Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët

(VIDEO) Studentët kërkojnë uljen e programeve dhe studime falas për më të mirët

Kryetari i Parlamentit studentor, Aleksandar Nikollovski thotë se me ndryshimet e reja për arsimin e lartë është planifikuar punë fleksibile për studentët, gjë që deri më tani nuk ka qenë e rregulluar në RMV. Ai në shënimin e ditës ndërkombëtare të studentëve tha se arsimi i lartë në vend duhet të bëhet falas për studentët më të mirë, me qëllim që ata të mos shkojnë jashtë vendit për studime.

ALEKSANDAR NIKOLLOVSKI, KRYETAR I KUVENDIT STUDENTOR

Më e rëndësishmja është cilësia e arsimit të lartë, ndryshimi i konceptit të programeve të studimit, zvogëlimi i numrit të programeve të studimit. Përballemi me mungesë të aftësive praktike, përballemi me një numër të madh universitetesh ndërsa për çdo vit universitetet tona bien në ranglista. Po luftojmë për të ndryshuar mënyrën e financimit të universiteteve. Si trup studentor kombëtar, mendojmë se duhet të futet arsimi i lartë falas për studentët më të mirë, siç është praktikë në rajon, në mënyrë që studentët të mos shkojnë jashtë vendit “.

Sollza Grçeva kryetare e trupit koordinues kombëtar për reformat në arsimin e lartë tha se përpiqen për arsim cilësor të lartë me qëllim të mos ikjes së të rinjëve nga vendi.

SOLLZA GRÇEVA, KRYETARE E TRUPIT KOORDINUES KOMBËTAR PËR REFORMAT NË ARSIMIN E LARTË

Ne përpiqemi për arsim të lartë cilësor kundër ikjes së trurit, për të shtrënguar kriteret se kush mund të jetë profesor në vendin tonë, kush nuk duhet të jetë dhe kush nuk guxon të jetë. Le të ulim numrin e programeve të studimit, është një kulm botëror në raport me përmasat e vendit tonë. Le t’i përmirësojmë kushtet e studimit dhe tu ofrojmë studentëve sa më shumë shërbime falas”.

Kryetari i Forumit arsimor rinor Risto Saveski tha se të rinjtë në vend po largohen jo vetëm për shkak të pagave të ulëta, por për shkak të mungesës së madhe të mundësive dhe shkallës së lartë të korrupsionit që mbizotëron në vend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING