(VIDEO) Studentët e Universitetit të Ballkanit me aktivitete në mbështetje të Palestinës

(VIDEO) Studentët e Universitetit të Ballkanit me aktivitete në mbështetje të Palestinës

Kështu ka filluar programi i përgatitur nga studentet e Universitetit Ballkanik si shenjë mbështetjeje për banorët e Gazës. Gjuajtja e balonave të zi me ngjyrë të kuqe mbi trupat e bardhë, simbolizonin bombardimin e femrave dhe burrave e veçanërisht, bombardimin e fëmijëve, piktura të shfaqura nga vendi, flamuj e këngë që tregonin realitetin e asaj se çfarë është duke ndodhur. Organizimi vazhdoi me vargje të thurrura ndaj gjenocidit dhe këngë të kënduar nga vet studentët e Universitetit.

Rektori i Universitetit Ballkanik, Lutfi Sunar, theksoi se ky organzim është një ngritje e zërit për njerëzit e pafajshëm të cilët dëshira e tyre është vetëm të jetojnë të lirë në vendet e tyre.

LUTFI SUNAR, REKTOR I UNIVERSITETIT BALLKANIK

Studentet nga Universiteti Ballkanik, kanë marrë iniciativën për të përgatitur disa gjëra për të mbështetur Palestinen gjithashtu kanë filluar dhe një kampanjë nënshkrimesh. Për fat të keq në Palestinë po bëhet një masakër, një gjenocid, mijëra fëmijë, student, femra po vrahen nga Izraeli ku I vetmi faj është dëshira për të jetojuar të lirë në tokat e tyre. Ne si familje e Universitetit Ballkanik për të mbështetur dëshirën e tyre, kemi bërë aktivitete, të përgaditur nga studentet e Universitetit”.

Nuk mungoi as mbështetja e profesorëve dhe studentëve të tjerë duke mbajtur flamurin e Palestinës në duart e tyre. Sigurisht nuk munguan as emocionet dhe lotët e studentëve të cilët ishin të rrethuar nga posterat e fëmijëve të vrarë.

Studentët të cilët kanë bërë organizimin, e quajtën këtë një shikim ndaj të vërtetës ku edhe janë munduar të krijojnë një ambient të cilët njerëzit në Palestinë po përballën çdo ditë.

SUMEJA RAMADANI, ORGANIZATORE

Sot, si student të Universitetit Ballkanik, ne qëndrojmë së bashku në solidaritet me popullin e Palestinës, duke bashkuar zërat nga universitetet dhe komunitetet anembanë botës. Prania jonë këtu është një dëshmi e fuqisë së unitetit dhe angazhimit tonë kolektiv ndaj drejtësisë dhe të drejtave të njeriut”.

BLERTA IMERI, KRYETARE E STUDENTEVE

Organizimi sot përfshinë, kishim hapjen e ceremonisë, I gjithë kampusi është I dekoruar në atë mënyrë që të ndjehet ambienti në të cilën njerëzit ndihen në Palestinë, si e shohin ata e si e shohim ne, ta ndjejmë atmosferën dhe të shohim dhimbjen e njerëzve në Palestinë. Në kampus është e dekoruar me disa balona me ngjyra të cilët simbolizojnë bombat nëpër Gaza që kemi cdo ditë, pastaj janë trupat e vdekur që shihet kemi përreth e rrotull, poashtu flamurat e Palestinës janë të ndara në të gjithë kampusin”.

Organzimi vazhdoi me mbledhjen e nënshkrimeve nga të pranishmit, për të treguar si dëshmi për ndalimin e gjeoncidit. Kjo do të vazhdojë edhe ditën e nesërme, duke përfshirë edhe një të ashtuquajtur bazar, për të bërë shitblerje në mënyrë që të hollat të shkojnë për njerëzit që kanë nevojë në Palestinë. Përndryshe, organizimi I kësaj si llojë proteste për të drejtat dhe lirinë e njerëzve në Palesitnë është shprehje e guximit dhe vendosshmërinë për të drejtuar ndryshime të nevojshme në botë. /SHENJA/

 

 

MARKETING