(VIDEO) Stojkoski: Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit

(VIDEO) Stojkoski: Nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit

Disa orë para hyrjes në fuqi të çmimeve të reja të derivateve të naftës, të cilat nga 10 marsi u rriten ndjeshëm, pothujase gjitha pompat e benzinës nuk shitnin naftë, madje disa prej tyre ishin mbyllur terësishtë.

E, për këtë drejtori i Inspektoratit të Tregut, Vllatko Stojkoski, deklaroi se janë kryer mbi 300 kontrolle inspektuese gjatë tre deri katër ditët e fundit, ndërsa te një pjesë e pompave të benzinës kontrollet inspektuese vazhdojnë. Megjithatë, Stojkoski thotë se nuk është konstatuar fshehje e rezervave të karburantit.

VLLATKO STOJKOSKI, DREJTOR I INSPEKTORATIT TË TREGUT

Nuk është konstatuar se ka pasur fshehje të rezervave të karburantit, megjithatë është vërejtur se rreth 30 pompa benzine i kanë hargjuar rezervat, kanë ndërprerë furnizimin, por pas një ose dy orësh, ndoshta edhe pas katër orësh, pas rimbushjes së rezervuarëve, kanë vazhduar sërish me furnizimin me karburant. Kjo ishte situata gjatë këtyre tre-katër ditëve”.

Për këtë, ka folur sot edhe kryeminsitri Hristijan Mickoski. Ai tha se për momentin nuk shqyrtohet mundësia që qeveria të shpallë gjendje krize për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Mickoski tha se pavarësisht rritjes së djeshme prej gati 15 denarëve për litër, Maqedonia e Veriut ka sërish naftën më të lirë në rajon.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Ndoshta lajmi i mirë është që këtë mëngjes, brenti dhe produktete tjera në bursën botërore janë në rënie. Nëse dje e kanë arritur pikun në 120 dollarë për fuçi, tani shiten në rreth 90 për fuçi. Kështu që po e ndjekim situatën me shumë kujdes dhe varësisht nga zhvillimet e situatave, ashtu dhe do reagojmë…Për momentin, nuk e shohim të nevojshme të shpallim gjendje krize, pikërisht për argumentet që u’a numërova”.

Sa i përket paralajmërimeve për uljen e TVSH-së për importin e energjensëve nëse kriza zgjat më shumë dhe se sa do t’i kushtonte kjo shtetit, drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova tha se vlerësime të tilla i bën Qeveria në bashkëpunim me ministritë përkatëse.

ELENA PETROVA, DREJTORESHË E DAP-it

Drejtoria e të Ardhurave Publike është organ operativ-ekzekutiv. Këto janë vlerësime që i bën Qeveria me ministritë përkatëse. Në fund, cilat do të jenë masat e shprehura përmes zgjidhjeve ligjore ose akteve të tjera, ne do të duhet t’i zbatojmë. Pra, kjo pyetje nuk mund t’i drejtohet DAP-it në këtë pjesë”.

Kujtojmë se rritja e naftës për gati 15 denarë në Maqedoninë e Veriut, e cila kushton 85,5 denarë, vjen pas përshkallzimit të luftës në Lindjen e Mesme, ndërmjet Izraelit, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING