(VIDEO) Stoillkoviqi poshtërson të punësuarit shqiptar, reagon BDI
Ndonëse dikasteri që drejton Ivan Stoilkoviq mban një emër pompoz, Ministria e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, realiteti që buron prej saj tingëllon krejt tjetër. Në vend që të jetë një urë mirëkuptimi, fjalët “bashkëjetesë” dhe “barazi” mbeten vetëm dekor institucional, pasi precepetohet se më shumë shërben për përçarje sesa për bashkim.
Situata në këtë ministri ka ngjallur reagime në opinion, sidomos tek të punsuarit të etninetit shqiptar, pasi 76 prej tyre nuk kanë kushte minimale për ta kryer punën e tyre, madje nuk u është siguruar as zyrë për punë, as llap-top, as tavolina dhe as karrige.
E, për këtë ka reagur ashpër partia opozitare shqitpare BDI, të cilët këtë e cilësojnë, trajtim çnjerëzor, poshtërues dhe diskriminues të 76 të punësuarve në Ministrinë.
BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
“Vendosja e dhjetëra grave dhe burrave në tri zyra, pa karrige, pa tavolina pune, pa kompjuterë, pa mjete elementare dhe pa asnjë angazhim profesional, duke i detyruar të qëndrojnë në këmbë nga ora 08:00 deri në ora 16:00, përbën formë të hapur të mobingut institucional dhe torturës psikologjike”.
BDI kërkon përgjegjësi të plotë politike dhe administrative për siç e qaujnë ata, skandal, ndërprerje të menjëhershme të këtij trajtimi çnjerëzor dhe rikthim të kushteve normale dhe dinjitoze të punës për të gjithë të punësuarit.
Samir Mustafa /SHENJA/

