(VIDEO) Stoillkoviqi dhe Dodiku po i shkaktojnë problem RMV-së
“Kosova dhe Metohija”, Pritja zyrtare e presidentit të Republikës Srbska në Bosnje, Millorad Dodik, që është në listë të zezë të SHBA-së, dekorata “Vojvoda Vuk” e pranuar nga shoqata serbe e vullnetarëve të luftës 1912-1918 për spastrim etnik te shqiptarëve dhe fjalim me porosi që ishin kundër BE-së dhe NATO-s nga Dodik dhe nga ku lavdëroi Putinin dhe mohoi gjenocidin në Srebrenicë, në një ngjarje kushtuar Shën Savas në Shkup, janë disa veprime të zv/kryeministrit dhe njiherit edhe ministër për Mardhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoillkoviq, që kanë ngjallur shumë reagime në opinion, madje përveq opozitës shqiptare, sot kanë reagur edhe eksponentë të koalicionit VLEN, që janë pjesë e qeverisë.
Njëri ndër krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, thotë se duhet të ketë përgjegjësi dhe ndjeshmëri për pozicionin që bartë Stoilkoviqi, duke shtuar se ai nuk është ministër vetëm i popullit serb, por i të gjitha komuniteteve në Maqedoninë e Veriut.
BILALL KASAMI,KRYETAR I LËVIZJES BESA
“Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione të caktuara për të shprehur qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për bartës të një pozite publike dhe një institucioni publik, ne duhet të kemi ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojmë. Uroj që këto të jenë komente të fundit të ministrit në fjalë sepse ai duhet të ketë përgjegjësi të pozitës që bartë. Por duhet të ketë edhe ndjeshmërinë e konceptit multietnik. Ai nuk është ministër vetëm i popullit serb, por është ministër i të gjitha komuniteteve në Maqedoni”.
Kundër Dodikut ka dal edhe zv/kryeministri për Qeverisje të Mirë, Arben Fetai, i cili thotë se t’i japësh tribunë Milorad Dodikut në Shkup është vendim i gabuar dhe i papranueshëm, ndërsa në reagimin e tij e ka kursyer kolegun e tij që ndajnë të njejta pozita, Ivan Stoilkoviqin.
ARBEN FETAI,ZV/KRYEMINISTËR PËR QEVERISJE TË MIRË
“Një person i tillë nuk mund dhe nuk duhet të marrë hapësirë në vendin tonë. Shkupi është dhe duhet të mbetet qytet i dialogut, bashkëpunimit dhe paqes, jo platformë për promovimin e ideve anti-BE, anti-NATO dhe anti-demokratike që kërcënojnë të ardhmen e rajonit”.
Për të tretën ditë me rradhë kanë reagur edhe nga partia opozitare shqiptare BDI. Të rinjët e kësaj partie, para minitrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, kërkojnë dorëheqje urgjente të Ivan Stoillkoviq dhe distancim të qartë të Qeverisë nga siç thonë ata, agjendat antishqiptare dhe antiperëndimore.
VETON SADIKU, NËNKRYETAR I DEGTËS RINORE TË BDI-SË NGA GOSTIVARI
“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që trondit të gjithë shqiptarët. Dekorata ‘Vojvoda Vuk’ që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë. Kjo është mbështetje e hapur për projektin ‘bota serbe’ dhe agjendën ruse në rajon. Ky njeri nuk është ministër i paqes apo i bashkëjetesës, por një mjet për destabilizimin e projekteve që duan të rikthejnë frikën dhe përçarjet në Ballkan. A është kjo fytyra e Qeverisë që u premtoi qytetarëve barazi dhe integrim euroatlantik?”.
Ndërkaq, Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh kundër porosive anti BE dhe anti NATO të Millorad Dodik. Ai të martën tha se nuk ishte ngjarja ku mund të dërgoheshin porosi të tilla, ndërsa, për shkak të deklaratave të Dodik që mohom gjenocidin e Srebrenicës, gjatë ditës së djeshme reagoi edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve. Ata thonë se takimi me politikan që janë në listën e zezë amerikane për shkak të politikave gjenocidale dhe korrupsionit, është turp për reputacionin e vendit.
Samir Mustafa /SHENJA/