(VIDEO) Standardi jetësor, paralajmërohen masa të reja për uljen e çmimeve

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar se së shpejti do të sjellin masa konkrete lidhur me çmimet e produkteve ushqimore. Mickoski tha se situata po monitorohet me kujdes dhe se janë duke iu qasur seriozisht zgjidhjes së këtij problemi.

MARKETING

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Jemi duke u konsultuar me ekspertët, po e monitorojmë sjelljen e tregtarëve, prodhuesve, distributorëve dhe rrjeteve të shitjes me pakicë, kështu që ky është një proces serioz që kërkon ndërhyrje serioze dhe mendoj se shumë shpejtë do të dalim me një zgjidhje të propozuar”.

Ndërkaq ministri i ekonomisë dhe punës, Besar Durmishi, ditë më parë tha se nuk është vërejtur rritje drastike e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe theksoi se inspektorët e tregut janë duke e përcjellur situatën në të gjithë zinxhirin, nga prodhimi deri te shitja me pakicë.

Nga ana tjetër qytetarët vazhdimisht janë ankuar për çmime të larta të peodukteve ushqimore. Ndryshe edhe raporti I fundit I entit shtetëror të statistikave I publikuar javën e kaluar tregoi se kostoja e jetesës në muajin maj në krahasim me muajin prill ishte rritur për 1,5%. Sipas tyre kjo rritje është shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, të cilat shënuan rritje për 4.1%.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING