(VIDEO) Spiropali vizitë dy ditore në RMV, Shqipëria mbështet integrimin e RMV-së në BE

(VIDEO) Spiropali vizitë dy ditore në RMV, Shqipëria mbështet integrimin e RMV-së në BE

Takimin e parë zyrtarë si ministre e eurointegrimeve dhe politikës së jashtme e Shqipërisë, Eliza Spiropali vendosi ta bëj në Shkup, ku u prit nga homologu i saj, Timço Mucunski, ministër për punë dhe tregëti të jashtme të Maqedonisë së Veriut. Duke numëruar sfidat dhe sukseset, Mucunski e Spiropali folën për Bashkimin Europian dhe integrimin e dy vendeve në zonën shengen. Shefi i diplomacisë vendore, Mucunski tha se nuk do të ndërmarrin qorrazi veprime për të cilat nuk do të kenë garanca për vazhdën e rrugëtimit për integrim në BE. Ai theksoi se kjo Qeveri nuk do të pranojë të nënshkruaj pa kushte asnjë zgjidhje, siç vepronte Qeveria e kaluar.

TIMÇO MUCUNSKI, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME

Nga ana jonë ka gatishmëri që nga nesër të ulemi për të diskutuar e debatuar se si do ta debllokojmë këtë bllokadë jo-princiele që i bëhet vendit tonë. Por, nëse dikush pret që kjo Qeveri do të pranojë dhe do të heq dorë e të bëjë lëshime, pa pasur garanca dhe siguri për të ardhmen dhe përfundimin të rrugës evropiane, nuk do të ketë sepse nuk planifikojmë të krijojmë rrugë të re qorre siç vepruan paraardhësit tanë.

Për dallim nga Mucunski, Spiropali numëroi sukeset përmes të cilave Shqipëria po hapëron drejtë integrimit të plotë në Bashkimin Europian. Tha se populli shqiptar por edhe diplomacia shqiptare prioritet numër një ka integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

ELIZA SPIROPALI, MINISTRE E EUROINTEGRIMEVE TË SHQIPËRISË

Integrimi Europian është objektivi numër 1 i politikës së jashtme shqiptare, por edhe i kombit shqiptar. Prandaj, për Shqipërinë është një arritje që në vetëm 13 muaj hapëm me sukses 33 kapituj të negociatave. Progres raporti i 2025 qartësisht vlerësoi reformat e thella sidomos në fushën e sundimit të ligjit, funksionimit të institucioneve të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit por edhe respektimin e minoriteteve.

Ndryshe, në tetor të vitit të kaluar Bashkimi Europian ndau Maqedoninë e Veriut nga pakoja me Shqipërinë, dhe rrugëtimin e nisur bashkë Shqipëria e vazhdoi duke hapur kapitujt për integrim të plotë. Vendimi për ndarje të pakos u mor po në shtatorë në nivelin e ambasadorëve të shteteve anëtare të BE-së.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING