(VIDEO) Specat vazhdojnë të shiten nga 200 denarë! Shitësit: I kemi blerë shtrenjtë nuk mund t’i shesim më lirë

(VIDEO) Specat vazhdojnë të shiten nga 200 denarë! Shitësit: I kemi blerë shtrenjtë nuk mund t’i shesim më lirë

Edhe pse Qeveria miratoi vendimin për ngrirje të çmimeve të pemëve dhe perimeve, gjendja në treg nuk e dëshmon të njëjtën. Një situatë jo e këndshme ka kapluar qytetarët kur ballafaqohen me po të njëjtat çmime të cilat sipas tyre  janë shumë të larta dhe e rëndojnë shumë buxhetin e tyre  familjar. Qytetarët shprehen të zhgënjyer dhe thonë çmimet nuk kanë lëvizur aspak.

QYTETAR

“Çmimet nuk janë ulur, sapo bleva këtë. Nuk janë ulur ashtu siç kanë thënë ato. Pensione, rroga të ulta është shumë keq”.

QYTETAR

“Momentalisht nuk ka, po duhet me pas”.

QYTETAR

“Asgjë nuk ka zbritje, janë akoma më shtrenjtë. Krejt janë ashtu 120, 110, ja domatet 80 denarë, 100 denarë, 60 denarë kanë thënë për qepët e vjetra, 100 denarë janë, 80-100”.

QYTETAR

“Çmimet zakonisht janë të larta, ato janë veq fjalë të kota. Nuk ka zbritje, situata është e rëndë”.

Tregtarët nga ana tjetër të revoltuar dhe e fajësojnë qeverinë. Тhonë se kjo nuk është masë e duhur pasi që momentalisht vendi nuk ka prodhim vendor dhe çmimet janë të larta. Sipas tyre, këto produkte i kanë blerë me ato çmime të larta dhe nuk mund t’i shesin me çmimet e Qeverisë, sepse sipas tyre jo që nuk do të kenë aspak fitim por do të pësojnë humbje.

TREGTAR

“Fjala  vjen është 80 denarë, sa ta zbres, a duhet të fitojë unë diçka, qeveria mire i ka punët atje që i ka rritë rrogat për vete po për popullin. Jo që s’kemi fitim, humbës jemi, kjo është 80 denarë e blerë, ta shesim siç thotë qeveria 60, ato mire e kanë port ë mi japin paratë mua , unë do ta shes edhe 50”.

TREGTAR

“Shumë pak kemi prodhim të Maqedonisë, në muain e 7, 8 atëherë do të bien çmimet, do të jenë domatet 50 denarë, 30 denarë,  tani për tani nuk i kemi prodhimet tona. Jo për qytetarët edhe për mua është të jenë çmimet më të ulëta më mire se un jam tregtar dhe dua të shes sa më shumë, por nuk është faji as te un as te qytetarët, është pun ate mnistria ato duhet të dine më mirë se çfarë duhet të bëjnë”.

TREGTAR

“Unë nuk shes produkte të tilla po kolegët i kanë furnizuar magazinat dhe sipas meje duhet së paku të kalojë një javë nuk mundet menjëherë t’i zbresin çmimet”

Qeveria të hënën miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të 11 llojeve të pemëve dhe perimeve. Vendimi që përfshin disa lloje të perimeve thanë se do të jetë i vlefshëm nga 5 prilli deri në fund të këtij muaji. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, domatet e freskëta do të kushtojnë maksimumi 70 denarë, kastravecat 75, qepët 60, lulelakra 70, specat 90, fasulet 75, thjerrëzat 110, bananet 70, portokallet 55, limon 55 denarë.

Kjo është ngrirja e pestë e çmimeve këtë vit. Së pari, ngriu çmimi i bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë  në 33 denarë. Më pas pasoi ngrirja e çmimeve të qumështit dhe produkteve të qumështit, më pas të orizit dhe vezëve të pulës. Para frutave dhe perimeve, çmimet e letrës higjienike, pampersave dhe pecetave të lagura.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING