(VIDEO) Spasovski: Kriminaliteti në gjashtë muajt e parë të vitit është ulur për 12.9%

(VIDEO) Spasovski: Kriminaliteti në gjashtë muajt e parë të vitit është ulur për 12.9%

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Facebook  informoi se ka rënie të kriminalitetit në gjashtë muajt e parë të këtij viti për 12,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Sipas Spasovskit, situata në vend është stabile.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Situata e sigurisë në përgjithësi është stabile në mbarë territorin, pa incidente të regjistruara në shkallë më të gjerë me çka shkalla totale e kriminalitetit është 536 përllogaritur për 100.000 banorë dhe e njëjta është ulur në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishte 615,4”.

Gjatë kësaj periudhe ministri Spasovski njoftoi se janë regjistruar 9 844 vepra penale krahasuar me vitin e kaluar kur janë regjistruar 11 304 vepra penale.

Edhe pse ministri ka publikuar këto shifra të uljes së kriminalitetit, megjithatë, jemi dëshmitarë se në periudhën e fundit, kanë ndodhur disa vrasje në vendin tonë, mbi të gjitha ajo në Çarshi të Vjetër, e që ende nuk janë zbardhur.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING