(VIDEO) Spasovski falendëron zyrtarët policorë: Ju luajtët rolin e ambasadorëve
Një ditë pas përfundimit të Samitit të OSBE-së, ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i falenderoi pjesëmarrësit e siç i quajti ai Aksionit operativ “OSBE 2023”, për punën e tyre të suksesshme ditët e mbajtjes së Këshillit të Ministrave në Shkup.
Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm
“Duke përmbushur detyrat e tyre të punës lidhur me mbajtjen e sigurt të këtij samiti në tre ditët e fundit dhe duke treguar gatishmërinë e tyre kulminante për t’iu përgjigjur kërkesave të sigurisë për ngjarjen më të lartë që solli në një vend rreth 70 delegacione të larta të huaja, zyrtarët policore të MPB-së, luajtën rolin e ambasadorëve më të mirë të vendit dhe tregun edhe një herë pse vendi ynë u shpall vendi më i sigurt në rajon”.
Spasovski u tha zyrtarëve policorë se e kanë bërë vendin krenarë dhe se kanë punuar sikur gjithçka të varej nga ata.
Oliver Spasovski, ministër i Brendshëm
“Ju jeni krenaria jonë, qetësia jonë dhe investimi ynë për të ardhmen e atdheut. Nuk ka pasur asnjë moment që nuk kam shprehur besimin tim se ju jeni garantuesi i sigurisë së të gjitha delegacioneve botërore që erdhën këtu në Shkup dhe në të njëjtën kohë të siguroni funksionimin normal të qytetarëve në metropol gjatë kësaj kohe. Punuat sikur gjithçka të varej nga ju dhe keni bashkëpunuar si partnerë me të gjitha institucionet”.
Gjatë Samitit të OSBE, shumë rrugë të qytetit u bllokuan, por edhe në të gjithë vendin u vendosën zyrtarët me uniform blue, gjatë arritjes së mbi 70 delegacioneve të huaja, duke i shoqëruar ata në hotelet ku qëndronin, dhe në sallën “Boris Trajkovski”, ku zhvillohej takimi i ministrave si dhe duke mbajtur rendin publik në të gjithë vendin.
Emine Ismaili /SHENJA/