(VIDEO) Spasovski: Alarmet për bomba vijnë nga Irani dhe Rusia
Kërcënimet për bomba që kanë ardhur ditëve të fundit, kanë ardhur nga posta elektronike të dërguara nga adresat në Iran dhe Rusi, ndërsa pagesat e shërbimeve VPN janë bërë me kriptovaluta, gjë që e vështirëson gjetjen e autorëve. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, për TV24, ku ka shtuar se po punohet në mënyrë për gjetjen e autorëve.
Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Disa raste janë zgjidhur. Tani kemi raste të një grupi të izoluar dhe po punohet në rastin. Nuk bëhet fjalë për kërcënime të cilat ndodhin vetëm në shtetin tonë, e njëjta ndodh edhe në vendet e rajonit. Në ditët e fundit mailet janë dërguar nga adresa në Iran dhe Rusi, ndërkaq pagesat për VPN shërbime janë kryer me kriptovaluta që e vështirëson gjetjen e kryerësve”
Spasovski tha se ky është një sulm intensiv hibrid, i cili ndodh në tërë territorin e vendit, gjatë së cilës janë përfshirë 120 objekte dhe jo vetëm shkolla.
Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme
“Shërbimi i sigurisë në mënyrë aktive ka punuar, siguria nuk ishte e rrezikuar, por patjetër është dashur të veprohet sipas udhëzimeve. Kemi formuar ekip operativ nga institucione të ndryshme të cilët marrin pjesë me ekspertët e tyre dhe kërkojmë zgjidhje përkatëse që të gjejmë qasje më të ndryshme ndaj kërcënimeve elektronike. Si ministër këto ditë miratova udhëzimin e ri për veprim dhe nga e premtja shkollat funksionojnë sipas atij udhëzimi”
Spasovski ka shtuar se udhëzimi i ri bën vlerësim të rrezikut, dhe prej tani e tutje do të ndërmerren masa, por pa e prishur procesin arsimor në shkolla.
Ministri thotë se në një pjesë bëhet fjalë për algoritëm dhe ato janë sulme të cilët vijnë prej jashtë. Siç tha ministri, alarmet nga Maqedonia e Veriut kryesisht janë nga persona të mitur, por shtoi se nuk do të zbulojë informata pasi që, po bëhen hetime.
Enis Murtezi /SHENJA/