(VIDEO) Sot fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme në kompanitë e kanabisit

(VIDEO) Sot fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme në kompanitë e kanabisit

Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme do të fillojnë nga sot kontrollet e jashtëzakonshme në kompanitë që janë të licencuara për prodhim të kanabisit për qëllime mjekësore.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka njoftuar gjithashtu se Qeveria ka marrë vendim për funksionalizimin e komisionit ndër resorial me të cilën do të kryesojë anëtari i emërurar nga Ministria e Shëndetësisë, sipas Aliut ky komision është krijuar në 2017-të por nuk ka qenë funksional dhe nuk ka përgatitur qoftë një raport të vetëm deri më tani.

Sinkron, AZIR ALIU – MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Kolegët ndodhen në terren. Nga sot, fillojnë kontrollet e jashtëzakonshme së bashku me MPB-në. Do të duhet të kontrollohen 43 licenca për prodhim të kanabisit mjekësor. Në mbledhjen e fundit qeveritare u soll vendimi për emërim të anëtarëve të komsionit ndërmjet resorëve. Një person nga Ministria e Shëndetësisë do të kryesojë me të. U krijua në vitin 2017, ndërkaq nuk gjetëm asnjë raport për punën e tij edhe pse është një ndër kyçet për të pasur qasje se çfarë po ndodhë lidhur me prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësor.

Kontrollet e jashtëzakonshme të paralajmëruara nga Aliu në kompanitë e prodhimit të kanabisit për qëllime mjekësore bëhen për arsye se dit më parë në një aksion të policisë u kapën afërsisht 40 tonë mariuhanë në vend, po edhe për arsye se 5 tonë të tjera kaluan kufirin megjitatë u kapën në Serbi.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING