(VIDEO) Sos Vita kërkon përfshirje në listat zgjedhore

(VIDEO) Sos Vita kërkon përfshirje në listat zgjedhore

Personat me aftësi të kufizuara jetojnë mes nesh, por shpesh mbetën të padukshëm. Ata nuk kërkojnë mëshirë por kërkojnë mundësi dhe kushte për një jetesë më të mirë. Ertan Shakiri, kryetari i Shoqatës ‘’SOS VITA’’ në Shkup u bën thirrje çdo kryetarit të partive që mos t’i harrojnë personat me nevojat e veçanta, dhe se nëse do të kenë një këshilltarë nëpër komuna si një person me aftësi të kufizuara do ta kenë më të lehtë t’i kërkojnë të drejtat e tyre dhe më mirë.

ERTAN SHAKIRI, KRYETAR I SHOQATËS ‘’SOS VITA’’

‘’Shpresojmë që dy kandidatë që janë për komunën e Çairit do ta kenë parasysh këtë dert të personave me nevoja të veçanta Shekulli 21 mos të ketë trotuare, qasje të mira për personat me nevojat e veçanta është mjerim sepse mendojm se jetesa në Çair ka qenë jo e mirë për personat me nevojat e veçanta por shpresojmë që nga Qyteti i Shkupit do të ndihmojnë në këtë sferë që të ketë kushte më elementare, më të mira për neve”.

Shakiri ka thënë se në institucionet shtetërore ende janë qasjet jo të mira për personat me nevojat e vecanta.

ERTAN SHAKIRI, KRYETAR I SHOQATËS ‘’SOS VITA’’

Kërkojmë që një herë e përgjithmon kjo cështje të rregullohet pork jo bëhet vetëm me një zemër humane kur po I përmendin me miliona euro projektet e ndryshme pse mos të ketë projekte edhe për jetesën më të mirë për personat me nevoja të vecanta milionat shumë po përmenden por aspak nuk ka qasje për personat me nevoja të vecanta’’.

Shakiri thekson se edhe sa do të duhet të dalin nëpër media të kerkojnë të drejtën e tyre, siç thotë ai çdo parti politike duhet ta ketë obligative që t’i ndihmojë kësaj kategorie një herë e përgjithmonë. Shakiri gjithashtu thotë se mos t’i anashkalojnë personat me nevojat e veçanta, sepse personat me aftësi të kufizuara janë të vecantë dhe do të mbeten të veçantë./SHENJA/

 

 

MARKETING