(VIDEO) Sofja ia rikujton Shkupit se pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të lëvizin drejt BE-së

(VIDEO) Sofja ia rikujton Shkupit se pa ndryshimet kushtetuese nuk mund të lëvizin drejt BE-së

Më në fund kanë rënë maskat, politika e Shkupit është e drejtuar kundër parimeve evropiane. Kështu tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke komentuar deklaratat e kryeministrit të ri Hristijan Mickoski se nuk i pranon ndryshimet kushtetuese nën didaktin bullgar. Radev thotë se pret veprime korrekte si nga qeveria bullgare ashtu edhe nga institucionet evropiane, për, siç thotë ai, të ruajtuar parimet dhe normat evropiane në procesin e zgjerimit.

Rumen Radev, president bullgar

Qeveria e re e fqinjit tonë ka treguar qartë se frika më e madhë e klasës politike të këtij vendi është njohja e vetë ekzistencës së fjalëve ‘bullgar’. Kjo është një politikë e drejtuar drejtpërdrejt kundër parimeve evropiane. Vendimet janë marrë me konsensus të të gjitha vendeve anëtare, kundër obligimeve ndërkombëtare, por mbi të gjitha qytetarëve të tyre të cilët kanë shprehur ambici për zhvillimin evropian të vendit”.

Edhe lideri i paritsë bullgare GERB, i cili ka fituar zgjedhjet e fundit në Bullgari, Boyko Borisov, ka reaguar për qëndrimet e Mickoskit në lidhje me ndryshimet kushtetuese, i cili tha se marrëveshjet ndërkombëtare pavarësisht nëse janë të këqija apo të mira duhet të respektohen. Madje shtoi se  nëse ai formon qeverinë dhe bëhet kryeministër, do të iniciojë një takim me Mickoskin.

Boyko Borisov

“Pa mbështetjen tonë dhe të Greqisë, Maqedonia e Veriut nuk ka asnjë shansë për hyrje në BE. Tani ata duhet të jenë përgjegjës. Meqë kanë marrë mbështetjen tonë, mund të mbështeten tek ne”.

Këtyre deklarateve, sot iu është përgjigjur kryeminstri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili i quajti mesazhe tipike të mesjetës, dhe thotë  se ata nuk do të përkulin kurrizin dhe të gjunjëzohen.

Hristijan Mickoski

“Më ven keq që mesazhe të tilla po vijnë nga fqiu lindor. Mendoj se mesazhe të tilla janë pjesë e mesjetës, por në Evropën moderne në shekullin 21 ka politikanë si Radev. Jam gati të bisedoj me të dy. Por, edhe fqinji lindor duhet ta dijë se kanë kaluar ditët e politikanëve që përkulën kurrizin dhe  gjunjëzuan, dhe frimosën gjithçka që vihej në tavolinë, ndërsa në të njëjtën kohë grabitnin popullin me flmaur evropian”.

Micksoi shton se ai është i gatshëm të bisedoj në bazë të dokumenteve dhe fakteve, dhe se është pro ndërtimint të marrëdhënieve dhe urave me fqinjët, por me respektin e ndërsjelltë.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING