(VIDEO) Sllovakia mbështet rrugën integruese të vendit

Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Dafkova ka pritur sot në takim homologun e saj sllovak, Peter Pellegrini me të cilin ka diskutuar për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Siljanovska tha se Sllovakia është një nga mbështetëset tanë më të besueshme dhe më të përkushtuara prej vitesh për integrimin evropian dhe se këtë nuk e bëri vetëm në kuadër të Grupit të Vishegradit, por edhe me pjesëmarrjen aktive në grupin “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”. Të dy presidentët ndajmë qëndrimin se zgjerimi duhet të bazohet në kriteret e Kopenhagës, nga të cilat nuk duhet të shmangemi, pra, të bazohet në merita dhe rezultate, dhe të mos varet nga kushte shtesë politike joracionale.
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE
“Ne vazhdojmë të kontribuojmë në mënyrë aktive për sigurinë kolektive dhe rajonale, sepse ajo siguri është edhe siguria jonë. Me Sllovakinë na lidh edhe trashëgimia e përbashkët e vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, marrëdhënie të afërta kulturore dhe një miqësi e gjithanshme dhe afatgjatë”.
Ndërkaq, presidenti Sllovak, Peter Pellegrini tha se mbështet rrugëtimin e RMV-së për integrim në Bashkimin Europian. Sipas tij, integrimi i Ballkanit Perendimorë në BE do të forconte sigurinë e tërë europës.
PETER PELLEGRINI, PRESINDENT I SLLOVAKISË
“Zgjerimi i BE-së, duke përfshirë brenda pjesën e Ballkanit Perendimorë është mënyrë përmes të cilës do të forcohet siguria e të gjithë Europës. Sinqerisht, më vjen mirë që Sllovakia ka raporte miqësore me vendin tuaj. Siç edhe e përmendët, rrënjët shkojnë tek vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi, sepse ne jemi miq në NATO dhe qendrat tona ndihmojnë për forcimin e sigurisë”.
Ndërkaq, ministrat e jashtëm të të dyja vendeve nënshkruan memorandum bashkëpunimi në sferën e ekonomisë.
Mevludin Imeri /SHENJA/