(VIDEO) Skandali në onkologji, Fetai kërkon paraburgim efektiv për ish-drejtorët

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka mbajtur seancë publike pas ankesave të paraqitura nga Prokuroria Themelore Publike kundër vendimeve të Gjykatës Penale për caktimin e arrestit shtëpiak për ish-drejtorët e Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, të dyshuar për rastin “Onkologjia”. Prokurorja e Prokurorisë së Lartë në Shkup Fatime Fetai ka kërkuar që Nino Vasevit t’i caktohet paraburgim efektiv në vend të arrestit shtëpiak. Ajo thotë se hetimi mund të vazhdojë vetëm nëse Vasev është pas hekurave.
MARKETING
FATIME FETAI, PROKURORE
“Qëndrimi i Prokurorisë së Lartë Publike të Shkupit është se në këtë fazë të procedurës, duke marrë parasysh të gjitha rrethanat që lidhen me veprat penale me të cilat ngarkohet i dyshuari, masa e paraburgimit paraqet një garanci të mjaftueshme për të siguruar praninë e Nino Vasevit dhe zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale”.
Gjykatësja Vesna Dimishkova, duke sqaruar rastin, tha se gjykata themelore ka urdhëruar masën e arrestit shtëpiak për një periudhë prej 30 ditësh, duke pasur parasysh se prania e të pandehurit mund të sigurohet me arrest shtëpiak, duke pasur parasysh se ai është pensionist 64-vjeçar, baba i dy fëmijëve dhe nuk ka dënime të mëparshme.
I akuzuari Nino Vasev tha se po kërkon një gjykim të drejtë dhe të mbrohet në liri.
NINO VASEV, I AKUZUAR
“Ne kërkojmë një gjykim të drejtë dhe heqjen e masës për të siguruar disponueshmërinë. Ne duam të mbrohemi në liri”.
Për rastin “Onkologjia”, Prokuroria Themelore Publike ka ngritur dy aktakuza që përfshijnë dy ish-drejtorët e Klinikës dhe katër onkologë. Ish-drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Nino Vasev, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “mashtrim në detyrë” dhe “përvetësim në detyrë”. Shumica e veprimeve, siç kishin njoftuar aso kohen ga prokuroria u kryen nga i pandehuri i parë Vasev, në cilësinë e tij si drejtor zyrtar, dhe i pandehuri i dytë, drejtori organizativ, në bashkëpunim midis viteve 2018 dhe 2022. Të dy akuzohen për një krim të vazhdueshëm “Mashtrim në detyrë”
Medina Ajeti Ali /SHENJA/