(VIDEO) Skandali i përgjimeve, LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën

(VIDEO) Skandali i përgjimeve, LSDM dhe VMRO akuzojnë njëra tjetrën

Çështja e dyshimeve për përgjime të kryeministrit Hristijan Mickoski ka vazhduar edhe sot me akuza të ashpra, përplasje dhe debat në mes pushtetit dhe opozitës. Nga LSDM sot kanë deklaruar se arsyetimi i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare se për deklasifikimin e dokumenteve të klasifikuara duhet vendim gjyqësor është gënjeshtër. Deputetja e kësaj partie Sllavjanka Petrovska shpalosi disa nene të ligjit për dokumentet e klasifikuara për të cilat tha se sipas tyre ASK-ja është institucioni i vetëm i cili ka të drejtë t’i deklasifikojë informacionet e klasifikuara sepse ato i deklasifikon vetë ai që i ka klasifikuar, prandaj siç tha ajo arsyetimet e ASK-së janë blerje kohe.

SLLAVJANKA PETROVSKA, DEPUTETE E LSDM-SË

Por ekziston një argument tjetër që ASK mund të kryejë menjëherë, pa vonesë, deklasifikimin dhe ky është Neni 20, i cili thotë se informacioni i përcaktuar me një nivel klasifikimi nuk do të konsiderohet informacion i klasifikuar nëse fsheh një krim, shpërdorim detyre ose ndonjë akt apo procedurë tjetër të paligjshme. Pra, duke marrë parasysh të gjitha deklaratat e mëparshme nga qeveria në lidhje me keqpërdorimet e dyshuara dhe operacionet e paligjshme, ky nen lejon deklasifikimin e menjëhershëm, pa justifikime ose vonesa”.

Ndërkaq nga VMRO-ja në pushtet sot kanë deklaruar se i gjithë sistemi i inteligjencës është vënë në funksion kundër kryeministrit Hristijan Mickoski, me qëllim që LSDM të qëndrojë në pushtet. Deputeti Brane Petrushevski tha se Për 5 vite Mickoski ishte shënjestër e ASK-së dhe AI-së, se u monitorua dhe u përgjua, dhe se çdo lëvizje e tij u dokumentua.

BRANE PETRUSHEVSKI, DEPUTET I VMRO-DPMNE-SË

LSDM zhvilloi një betejë politike përmes ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës. Shërbimet e sigurisë dhe inteligjencës u keqpërdorën plotësisht, dhe tani që janë kapur në flagrance LSDM në vend që të kërkojë falje, vazhdon të mbjellë konfuzion. I gjithë sistemi i LSDM-së është demaskuar. ASK dhe Agjencia e Inteligjencës u keqpërdorën, por edhe Prokuroria Publike, e cila monitoroi masat përmes Ljupço Kocevskit”.

Ndërkohë edhe vetë kryeministri Hristijan Mickoski sot I pyetur lidhur me këtë temë tha se pret nga prokuroria dhe gjyqësori të punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING