(VIDEO) Skandal, 16 vjeçari përdhunon 12 vjeçaren, shoku i tij e incizon

(VIDEO) Skandal, 16 vjeçari përdhunon 12 vjeçaren, shoku i tij e incizon

Ministria e Punëve të brendshme informoi se është  privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit se kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajzë 12-vjeçare nga Ohri, ndërsa një i mitur tjetër e ka xhiruar aktin.  Videoja ka rënë në dorë të një 14 vjeçar tjetër, I cili  e ka shantazhuar vajzën që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon. Përdhunimi dhe incizimi ka ndodh më 12 nëntor, ndërsa policia e ka arrestuar sot 16 vjeçarin.

MPB

“Më datë 24.11.2025, në orën 10:00, nëpunës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri për shkak të dyshimit se më 12.11.2025 kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajzë 12-vjeçare nga Ohri, ndërsa një i mitur tjetër e ka xhirruar aktin. Një 14-vjeçari nga Ohri i ka rënë në dorë ky material video, i cili e shantazhonte vajzën që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon”.

MPB informoi se SPB Ohër po merr masa për gjetjen e 14 vjeçarit që shantazhontë vajzën. Të miturës i është kryer ekzaminimi mjekësor, ndërsa nëpunësit policorë dhe përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale të Ohrit, në prani të prindit, kanë kryer bisedë zyrtare. MPB sqaron se pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, në konsultim me prokurorin publik, kundër kryerësve të kësaj vepre do të ngrihen kallëzime përkatëse. /SHENJA/

MARKETING