(VIDEO) Situata me zjarret, 6 shtëpi të djegura dhe 7 të lënduar nga zjarri në Zllokuqan

(VIDEO) Situata me zjarret, 6 shtëpi të djegura dhe 7 të lënduar nga zjarri në Zllokuqan

Gjashtë shtëpi të djegura tërësish, dy të tjera pjesërisht, një fëmijë i lënduar dhe disa të tjerë të helmuar nga tymi është bilanci i zjarrit që shpërtheu të dielën në mbrëmje në Zllokuqan. Ministria e punëve të brendshme informoi se i mituri është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm “Shën Naum Ohër” në Shkup.

MPB

Në të njëjtin spital është dërguar edhe Sh.S. (34) për shkak të thithjes së tymit. Gjithashtu, R.S. (69), H.H. (49) dhe tre zyrtarë policorë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm ‘8 Shtatori’ për shkak të thithjes së tymit“.

Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës për Mbrojtje nga Zjarri të Shkupit. Në ndërkohë zjarret vazhdojnë të djegin pyjet në të katër anët e vendit. Qendra e Menaxhimit të krizave informoi se deri në mesditë ka nënë zjarre prej të cilave 5 janë aktive, ndërsa 4 janë shuar.

ZJARRE AKTIVE

1. Komuna Dojran – fshati Nikoliç (pyll me bimësi të ulët)

2. Komuna Çuçer Sandevë – fshati Gornjanë (pyll me bimësi të ulët)

3. Komuna Veles – pranë fshatrave Xhidimirci dhe Krushjë (pyll i përzier)

4. Komuna e Makedonski Brodit – mes fshatrave Çresnevë, Llokvicë, Krapë dhe Slatinë (pyll i degraduar me dushk, shkurre dhe vegjetacion i ulët.)

5. Komuna Likovë – fshati Hotël (vegjetacion i degraduar dhe i ulët)”.

Ndërkaq janë shuar zjarret në Prilepi, Vinicë, Demir Kapi dhe në fshatin Frangovë të Strugës. Qendra e menaxhimit të krizave sërish bëri thirrje për kujdes ndaj zjarreve. Për shkak të rritjes së mundësisë për shfaqjen e zjarreve, Qeveria ka shpallur gjendje krize në të gjithë territorin e vendit për një periudhë prej 30 ditësh. /SHENJA/

 

MARKETING