(VIDEO) Sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit

(VIDEO) Sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit

Policia vazhdon çdo ditë me patrullime intensive dhe arrestime të shoferëve që shkelin rregullat e trafikut dhe shfaqin sjellje të rrezikshme në komunikacion. Së fundmi, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se është arrestuar një 55-vjeçar nga Kumanova, i cili po drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit.

MPB

“Më datë 3 janar 2026, në ora 02:47 pas mesnate, zyrtarët policorë të njësisë së trafikut rrugor pranë SPB Kumanovë, kanë privuar nga liria personin G.J. (55) nga Kumanova.”

Në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në trafik, autoritetet paralajmërojnë se deri në mesin e vitit 2026, sistemi i kamerave “Qyteti i Sigurt” do të shtrihet në të gjithë territorin e vendit.

Ky sistem përfshin një rrjet kamerash stacionare dhe mobile dhe shkeljet si tejkalimi i shpejtësisë, kalimi në semafor të kuq, përdorimi i automjeteve të paregjistruara dhe parkimi i paligjshëm do të evidentohen në mënyrë digjitale dhe për të njejtat krijon raporte dhe urdhërpagesa të cilat qytetarëve u dërgohen në mënyrë elektronike.

Periudha testuese e sistemit “Qyteti i Sigurt” ka nisur më 1 dhjetor 2025, ndërsa sipas të dhënave të MPB-së, vetëm në 24 orët e para aso kohe u regjistruan rreth 110 mijë shkelje.  Zbatimi zyrtar i këtij sistemi pritet të fillojë më 1 shkurt të këtij viti në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë korridoreve 8 dhe 10.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING