(VIDEO) Sindikatat zhgënjehen, qeveria nuk e rrit pagën minimale

Qeveria e RMV- së duket se nuk e ka ndërmend të rrisë pagat minimale. Takimi i sotëm në mes këshillit ekonomiko social, sindikatave dhe punëdhënësve përfundoi pa epilog pozitiv. Ministri i Ekonomisë dhe punës Besar Durmishi pas përfundimit të takimit tha se kjo qeveri nuk do të punojë si qeveria e kaluar dhe nuk do ti rrisë pagat AD HOC në kohën kur siç thotë ai kemi inflacion . Madje sipas tij RMV është me pagë më të lartë se Greqia, Portugalia, Mali I Zi e tj.
BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS
”Duhet të merren parasysh të gjitha parametrat, duhet të shihen punët nga çdo këndvështrim. Nuk mund ne të bëjmë një hap të tillë dhe pas tij të kemi menjëherë inflacion të lartë. Pa u rritur produktiviteti I pagave nuk mundemi ne të rrisim pagën minimale. Janë rritur pagat në sektorin publik. Ne nuk do të udhëheqim politika si qeveria e kaluar, sepse duhet ta shikojmë edhe produktivitetin e punës. Të ju jap disa të dhëna, page më të lartë minimale në kontinentin evropian ka Gjermania dhe këtu është Maqedonia e Veriut pas RMV-së janë Portugalia, Greqia, Mali i Zi”.
Të zhgënjyer nga takimi I sotëm dolën të jenë edhe lidhja e sindikatave të RMV-së. Kreu I saj Sllobodan Trendafilov, pas takimit tha se nuk janë të kënaqur nga ky takim pasi që sipas tij nuk kishte vullnet nga qeveria për rritje të pagave minimale.
SLLOBODAN TRENDAFILOV KRYETAR I LSM-SË
“Fatkeqësisht, një zhgënjim i madh, nuk ka asnjë perspektivë për rritjen e pagës minimale. Ajo që dëgjuam brenda është se LSM kërkoi shumë, se punëtorët kërkojnë shumë dhe se kanë pasur mjaftueshëm, se me ato paga duhet të jemi të lumtur që po i marrim. Ajo që është shqetësuese është se ata që nuk ishin të gatshëm të diskutonin për rritjen e pagës minimale ishin të përgatitur dhe në përputhje me pikëpamjet e punëdhënësve”.
Trendafilovski tha se deri në mesin e muajit të ardhshëm do të kenë takim të Kryesisë dhe Këshillit të LSM-së ku do të vendosin se çfarë hapash të mëtejshëm do të ndërmerren.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/