(VIDEO) Sindikata: Kompanitë publike të Shkupit në gjendje kritike

Kompanitë publike të qytetit të Shkupit ballafaqohen me mungesë të mjeteve themelore për punë, prandaj të punësuarit në këto kompani e kanë të vështirë t’i kryejnë detyrat e tyre të punës. Kështu ka deklaruar kryetari i sindikatës së punëtorëve në hoteleri, turizëm, ekonomi komunale-banesore, zejtarisë dhe shoqëritë mbrojtëse të RMV-së, Stojançe Kashikovski. Ai bëri të ditur se punëtorët e NP “Higjiena Komunale Shkup” ballafaqohen me mungesën e mjeteve më kryesore të punës, siç janë kamionët për mbledhjen dhe bartjen e mbeturinave, prandaj siç thotë ai ata së fundmi nuk mund t’i kryejnë detyrat e tyre publike në mënyrë të rregullt. Të njejtat probleme theksoi ai i kanë edhe kompanitë e tjera publike.
STOJANÇE KASHIKOVSKI, SINDIKALIST
“Punëtorët e kompanisë Parqe dhe Gjelbërime nuk kanë mjete pune, atyre ju duhen mjetet e kositjet së barit si kryesore por nuk I kanë, higjiena komunale ka mungesë të mjeteve themelore poashtu mungojnë kamionët për grumbullimin e mbeturinave. Edhe kompanitë tjera kanë probleme të tilla por ne përpiqemi që përmes dialogut me punëtorët ta kalojmë këtë problem. Punëtorët mundohen në maksimum të kryejnë punën e tyre por nuk kanë kushte pune”.
Kashikovski tha se shumica e kompanive ballafaqohen edhe me mungesë të të punësurve. Ai theksoi se vetëm për 2 vitet e fundit nga kompania Ujësjellësi dhe kanalizime janë larguar 280 të punësuar për shkak të pagave të ulëta.
STOJANÇE KASHIKOVSKI, SINDIKALIST
“Tek kompania ujësjellsi dhe kanalizime momentalisht mungon kuadri operativ. Për 2.5 vite kompaninë e kanë braktisur 280 punëtorë dhe pjesa dërmuese e tyre I kanë lëshuar vendet e punës për shkak të pagave të ulëta. Ato punëtorë janë profesionistë apo zanatçi në fushën e ujësjellsit, bageristë dhe profesionistë të tjerë që lidhen me këtë fushë”.
Keshikovski duke folur për problemet me të cilat ballafaqohen kompanitë publike të vendit, tha se të gjitha kompanitë janë të zhytura në borxhe. “Të gjitha kompanitë publike komunale në teritorin e qytetit të Shjkupit janë në borxhe të mëdha, NP ujësjellësi ka shumë borxhe, higjiena komunale, NPT etj”, theksoi ai.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/