(VIDEO) Sindikata e MNAV paralajmëroi grevë, Mickoski: Nuk frikësohemi nga kërcënimet

(VIDEO) Sindikata e MNAV paralajmëroi grevë, Mickoski: Nuk frikësohemi nga kërcënimet

Sindikata e Kontrollorëve të trafikut ajror kërcënon me grevë në rast se siç thonë, vazhdohet me punësimet partiake. Sindikata i ka vendosur ultimatum udhëheqësisë së M-NAV, që ta anuloj konkursin e ri për punësim dhe të bëjë realizim urgjent të siç thonë ata, pikave të paplotësuara nga Marrëveshja e vitit të kaluar. Nëse këto kërkesa nuk plotësohen deri në fund të muajit, Sindikata paralajmëron riaktivizim të grevës duke filluar nga 10 korriku.

MARKETING

Sindikata Profesionale e Kontrolleve të Trafikut Ajror

 “Situata në M-NAV është përkeqësuar në mënyrë drastike si rezultat i acarimit serioz të raporteve njerëzore, përshkak të proceseve të bllokuara për prokurime publike, tranzicionit të pasuksesshëm në sisteme të reja teknike, shkeljes së dispozitave të Marrëveshjes Kolektive, ndryshimeve të fshehta dhe të pabazuara në sistematizim, si dhe mosrespektimit të pikave të marrëveshjes midis M-NAV dhe Sindikatit më 13 korrikut 2023”.

Por, këto kërcënime nuk e frikësojnë kryeministrin Hristijan Mickoskin. Sipas tij, arsyeja e vërtetë e grevës, nuk është konkursi i punësimeve.

Hristijan Mickoski, kryeministër

“Nuk mendoj se kjo është arsyeja, kërcënojnë ata që bënë sulme dhe u rrahën. E tani nuk kanë vëmendje dhe nuk janë më aq të fuqishëm të rrahin, kjo është. Por ne, nuk frikësohemi nga kërcënimet”.

Para disa ditësh, M-NAV- Shoqëria Aksionare në Pronësi Shtetërore për Menaxhimin e Trafikut Ajror dhe Dhënien e Shërbimeve në Navigacionin Ajror, publikoi një shpallje për punësimin e punonjësve me arsim të mesëm dhe për këshilltarë me arsim universitar. Paga fillestare nis nga mbi 1000 euro.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING