(VIDEO) Sindikalistët do të marshojë nesër rrugëve të Shkupit

(VIDEO) Sindikalistët do të marshojë nesër rrugëve të Shkupit

Lidhja e Sindikatave e RMV-së nesër do të marshojë rrugëve të qytetit për të kërkuar rritje të pagës minimale në 500 euro dhe për të shprehur pakënaqësitë lidhur me rritjen aktuale të cilën e miratoi Qeveria ditë më parë, kështu ka bërë të ditur kreu i LSM-së Sllobodan Trendafilov. Ai tha se anëtarët e LSM-së neser do të fillojnë seancë publike, e cila siç tha ai do të fillojë para Shtëpisë së të Punësuarve dhe do të përfundojë para qeverisë me mesazhe dhe kërkesa të qarta.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

Ne do t’i dërgojmë mesazh Kuvendit: “Nuk mundet për deputetët të ketë, ndërkaq për të punësuarit jo. Para Odës Ekonomike do tu themi punëdhënësve “Dora e shtrirë sot nga një punonjës nesër mund të bëhet grusht i shtrënguar, dhe para Qeverisë do të përfundojmë me mesazhin. Nuk mund të merren vendime për punëtorët pa punëtorët. Sa më shumë të na sulmoni, aq më të fortë bëhemi”.

Ai theksoi se pakënaqësia e punëtorëve vjen nga fakti se politikat e ndërmarra nga krijuesit e atyre politikave janë në drejtim të gabuar dhe se janë në dëm të punëtorëve dhe shtoi se përveç rritjes së pagës minimale në 500 euro, po kërkojnë edhe rritje të pagës prej 100 euro për të gjithë punëtorët.

SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE

” Presion nga drejtorët e institucioneve po ushtrohet mbi punëtorët, anëtarë të LSM-së që të transferohen në Konfederatën e Organizatave Sindikaliste të Maqedonisë , pra në vendet e tyre të punës u jepen fletëkalime”.

Duke iu përgjigjur akuzave të njëpasnjëshme të qeverisë Trandafilov propozi që të gjithë të zgjedhurit dhe të emëruarit, përfshirë edhe atë nga dita e sotme të marrin 500 euro pagë dhe në Kuvend të kalohet ligj, me të cilin paga minimale për punëtorët do të jetë 500 euro, ndërsa punëtorëve të tjerë të u rritet paga për 100 euro.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING