(VIDEO) Siljanovska: Ushtria është shtylla e paqes dhe stabilitetit

Armata e Republikës së Maqedonisë ka kremtuar përvjetorin e 33 të ekzistimit të saj. Nga ky manifestim, presidentja Gordana Siljanovska Dakova ka deklaruar se ushtria është mbrojtësi i integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit.
Ajo vlerësoi se bllokimi i integrimit evropian, përfshirë edhe të Maqedonisë së Veriut, po merr dimensionin dhe karakterin e një rreziku serioz sigurie për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për BE-në.
GORDANA SILJANOVSKA DAFKOVA
“Ushtria jonë është një shtyllë e paqes dhe stabilitetit, që nga kontributi i saj në misionin paqeruajtës UNIFIL deri te angazhimi i saj në misionin KFOR, ku në nëntor të vitit 2020, paqeruajtësit maqedonas arritën nivelin më të lartë të përgjegjësisë së NATO-s. Sot, mbi 180 anëtarë të ushtrisë nën flamurin maqedonas janë të përfshirë në misione dhe operacione paqeruajtëse”.
Gjatë ceremonisë, presidentja Siljanovska-Davkova e nderoi Qendrën për Trajnimin e Kadetëve dhe Oficerëve me “Urdhrin e Meritës Ushtarake”.
Në këtë manifestim përveç presidentes, morën pjesë edhe kryeministri, Hristian Mickoski, ministri Misajllovski po edhe kryeparlamentari, Afim Gashi.
Kryeministri Mickoski thekson se ushtria është simbol i epokës së re dhe se sot investojmë në pajisje, në infrastrukturë, në kushte për një jetë dhe punë dinjitoze të ushtarit.
E ministri tha se mbrojtja maqedonase po investon në zhvillim, pajisje dhe modernizim, dhe shumë e rëndësishme, po rinohet dhe po plotësohet. Kjo është një garanci se forca dhe aftësia jonë për të qenë themeli i shtetit sot do të jetë realitet në të ardhmen.
Mevludin Imeri /SHENJA/