(VIDEO) Siljanovska ka falur 7 të burgosur, prej të cilëve njëri është liruar plotësisht

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot duke folur për personat e falur, tha se çështja është në dorën e Komisionit për Falje dhe paraprakisht ka ardhur propozimi nga Ministria e Drejtësisë.
MARKETING
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE
“Kur një person dëgjon një falje, ai mendon se dikush është plotësisht i lirë. Këto falje janë tre mujore dhe unë i deklaroj publikut se një nga të metat kryesore të sistemit tonë të faljeve është periudha shumë e shkurtër që ne e mundësojmë. As Ministria e Drejtësisë dhe as Komisioni i Faljeve nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e autoriteteve hetuese dhe të thërrasin Agjencionin për siguri nacionale ose atë të zbulimit për të kontrolluar njerëzit. Kjo është punë e gjykatës. Gjykatësi krijon profilin që neve na vjen. Vetëm gjykata i kontrollon faktet dhe provat”.
Sipas presidentes, Ligji aktual për Amnisti nuk është ligj në kuptimin e vërtetë, pas disa vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
GORDANA SILJANOVSKA DAVKOVA, PRESIDENTE
“Nuk ka sistem, duhet një ligj modern për faljen në të cilin esencë do të jenë personat që janë të burgosur, sepse falja nuk është kuazi- sanksion por mirëkuptim dhe hapje e rrugës për një jetë tjetër”.
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka falur 7 persona të dënuar, prej të cilëve njëri është liruar plotësisht dhe gjashtë të tjerë janë liruar pjesërisht nga ekzekutimi i mëtutjeshëm i dënimit me burgim.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/