(VIDEO) Sigurohet ilaçi për ethet hemoragjike kongo-krime

(VIDEO) Sigurohet ilaçi për ethet hemoragjike kongo-krime

Është siguruar ilaçi për ethet hemorragjike kongo -krime, ka konfirmuar drejtoresha e Klinikës së Infektologjis Milena Stevanoviq.  Bëhet fjalë siç ka thënë ajo për MIA-n, për ilaç që gjendet rrallë dhe jepet vetëm në rast kur pacienti ka pasqyrë të rëndë klinike.

Milena Stevanoviq, drejtoresh e Klinikës Infektive

“E kemi blerë menjëherë. Gjendet shumë rrallë, është vetëm në vende ku  ka numër më të madh të pacientëve të sëmurë. Por, në bashkëpunim me Organizatën botërore të Shëndetësisë dhe Mjekët pa Kufijë, kemi arritur që për njw kohë të shkurtë ta marrim një sasi të ilaçit, në rast se na duhet për pacienten. Sinqerisht shpresoj se nuk do të kemi situatë të atillë që ta përdorim. Por, nëse do të na duhet, atë ilaç e kemi. Ilaçi jepet vetëm në situatë, kur nuk ka zgjidhje tjetër, vetëm në pasqyrë të rëndë klinike”.

Pacientja e hospitalizuar kanë thënë nga Klinika e Infektologjisë është në gjendje stabile, por është në fazë që mund të ketë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Klinika e Infektologjisë

“Pacientja, e cila u infektua gjatë punës është në gjendje stabile, me temperaturë të lartë herë pas here, por pa simtome të tjera. Analizat laboratorike të gjakut ndiqen në bazë ditore dhe i shkruhet terapia. Në ditët e ardhëshme, sipas zhvillimit të mundshëm të sëmundjes, presim fazë e cila mund të shoqërohet me përkeqësim të sëmundjes”.

Nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse një ditë më parë thanë se nuk duhet të ngrihet panikë tek qytetarët dhe se Komisioni qëndron pas asaj që e ka bërë Instituti i Shëndetit Publik, masat e ndërmarra dhe rekomandimet e dhëna.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING