(VIDEO) Siguria në komunikacion – Për dy ditë 1.026 gjoba, 150 për tejkalim shpejtësie
Gjatë dy ditëve të fundit policia ka shqiptuar 1.026 gjoba. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi see 150 shkelje kanë të bëjnë me mosrespektimin e shpejtësisë së lejuar. Sipas MPB-së, pesë persona janë privuar nga liria për drejtim të rrezikshëm të automjetit nën ndikimin e alkoolit.
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
“Nga të dhënat statistikore të aktiviteteve policore rezulton se gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 199 shkelje për parkim të parregullt, ndërsa ndaj 116 drejtuesve të automjeteve është marrë masë për drejtim të automjetit pa leje drejtimi dhe 16 sanksione për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit”.
Në përputhje me Ligjin për sigurinë e trafikut rrugor, MPB informoi se janë sanksionuar edhe tre drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 33 këmbësorë. Gjithashtu, 93 pjesëmarrës në trafik janë ndëshkuar për mos përdorim të rripit të sigurimit.
Sipas Ligjit për automjete, 15 automjete janë larguar nga qarkullimi për shkak se ishin të paregjistruara, ndërsa gjashtë automjete për shkak të defekteve teknike. Janë sanksionuar edhe gjashtë drejtues automjetesh për mosrespektim të kushteve ligjore lidhur me errësimin e xhamave.
Samir Mustafa / /SHENJA/

