(VIDEO) Shuarja e ngadaltë e shkollave, për 7 vjet “kanë humbur” 17 000 nxënës dhe 7 000 studentë

“Në 7 vitet e kaluara, ne kemi humbur 17 000 nxënës dhe 7 000 studentë”. Kështu u shpreh ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janeva, në panel diskutimin e Qeverisë, për të ashtuquajturin Plan Operativ. Prandaj ky plan i Qeverisë sipas ministres është që të përmirësohet standardi i studentëve dhe të rinjtë t’i mbajmë në vend. Ajo shton se ndryshimet nuk mund të ndodhin sot për nesër, duke theksuar se efektet e masave që ndërmerren ndjehen pas 10 viteve.
Vesna Janeva, ministre e Arsimit dhe Shkencës
“Në Arsim efektet e masavae që i nërmarrim tani, do të shohim pas 5-10 viteve, ashtu siç masat që nuk janë ndërmarrë vitet e kaluara në arsim i shohim tani. Ajo që po ndodh në shoqëri, gjithëçka që kritikojmë, nisur nga krimi, korrupsioni, joprofesionalizmi, diploma të blera, është rezultat i masave të pa ndërmarra, së paku 10 vite më herët”.
Qëllimi i masave sipas ministrit të Politikës Sociale, për Demografi dhe Rini Gjoko Vellkovski është që të përmirësohet edhe situata e demografisë.
Gjoko Vellkovski, zv ministër i Politikës Sociale
“Me Planin Operativ, Ministria e Politikës Sociale, demografi dhe Rini do të kontriboj sa më shumë që të rinjtë të qëndrojnë brenda në shtet dhe me këtë të formohen më shumë familje që drejtëpërdrejtë ndikon në përmirësimin e situatës së demografisë”.
Drejtori i Agjencisë për Punësim Selatin Beluli, u pyet se çfarë nëse tek plani për vetëpunësimin e të rinjëve deri në 10 mijë euro para të pakthyeshme, një i i ri i mer këto para dhe del jashtë shtetit.
Selatin Beluli, drejtor i Agjensisë për Punësim
“Nuk besoj që dikush do të formoj një subjekt juridik vetëm me qëllimin që t’i marr ato 10 000 euro dhe të shkoj jashtë shtetit. Përkundrazi ato të rinjë që do të aplikojnë për të fituar grant, mendoj se kjo do të jetë motiv që ata të qëndrojnë në vend”.
Panelistët gjithashtu theksuan se është “fshehtësi pulike” se vendi ka mungesë të fuqisë punëtore dhe se sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, mungesë më të madhe ka në ndërtimtari, hotelieri dhe prodhimtari.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/