(VIDEO) Shtyhet nisja e funksionimit të pikës së përbashkët kufitare në Bllacë

(VIDEO) Shtyhet nisja e funksionimit të pikës së përbashkët kufitare në Bllacë

Pika e përbashkët kufitare Bllacë-Hani i Elezit e cila ishte planifikuar të niste funksionimin ditën e sotme është prolonguar sërish. Nga MPB kanë njoftuar se funksionimi i saj do të filloj më 14 prill.

MARKETING

Sample Image

MPB

Ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare”.

Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup kanë njoftuar se prolongimi është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike dhe logjistike të ekipeve punuese.

AMBASADA E KOSOVËS, MAQEDONI

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup informon opinionin publik se regjimi i ri kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut do të operacionalizohet në mesin e muajit prill 2025. Prolongimi disa ditor është bërë me qëllim të përgatitjeve finale teknike e logjistike të ekipeve të cilat janë duke punuar intenzivisht në zbatimin e kësaj marrëveshjeje të rëndësishme ndërshtetërore”.

Ata rikujtojnë se regjimi i ri kufitar do të jetë sipas modelit “hyrje-hyrje” ku kontrollat do të realizohen vetëm në hyrje nga policia respektive e shtetit kurse policët do të punojnë në një objekt të përbashkët. “Zbatimi i saj do të jetësohet paralelisht në pikat kufitare Hani i Elezit/Bllacë dhe Glloboqicë/Jazhincë. Ky model pritet që të zvogëloj pritjet dhe është në funksion të lehtësimit të qarkullimit të qytetarëve të dy shteteve të cilët qarkullojnë çdo herë e më shumë në dy drejtimet” thuhet në komunikatën e tyre.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING