(VIDEO) Shqiptarët e Çashkës mblidhen para KSHZ-së, Shaqiri: Do të jemi zëri i gjithë qytetarëve

(VIDEO) Shqiptarët e Çashkës mblidhen para KSHZ-së, Shaqiri: Do të jemi zëri i gjithë qytetarëve

Kjo ishte atmosfera para zyrave të Komisionit Shtetërorë të  Zgjedhjeve, ku dhjetra banorë që kishin udhëtuar nga Çashka, me padurim prisnin që KSHZ mos t’i pranojë ankesat e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së për Komunën e tyre.

Me orë të tëra ata qëndruan para këtij institucioni së bashku me kryetarin në ardhje të kësaj komune Suat Shaqiri.

Pasi anëtarët e KSZH-së njëzëri vendosën që t’i refuzojnë si të pabaza të gjitha ankesat e partive maqedonase, filluan telefonatat dhe urimet nga mërgimi.

Kryetari në ardhje i Çashkës tha se meritën për këtë fitore historike e kanë popullata e cila kësaj radhe u bashkua për të zhbërë padrejtësitë shekullore. Tha se do të jetë zëri i të gjithë qytetarëve dhe nuk do të bëj dallime, premtoi se do të angazhohet njëjtë, edhe për popullatën pakicë në këtë komunë.

SUAT SHAQIRI – KRYETAR I ZGJEDHUR

Prandaj ne u bashkuam që të arrijmë qëllimin atë që ndoshta është e vonuar por kësaj rradhe është e merituar, do të jemi zëri i gjithë qyetarëve kjo do të jetë e rëndësishme, pa anime, pa diskriminime.

Tha se pasi ta marr detyrën do të përgadis projekte dhe do të bëjë punë por tha edhe do të jetë insistues dhe do të kërkojë nga institucionet mjete për Çashkën.

SUAT SHAQIRI – KRYETAR I ZGJEDHUR

Nuk mund të garantoj paraprakisht, por një gjë garantoj do të trkoas derë më derë organet dhe institucionet kompetente që Çashka dhe banorët e Çashkës ti shfrytëzojnë të gjitha elementet kryesore që i duhet një populli.

Për zgjedhjet lokale në Çashkë ka pasur mobilizim masiv dhe afërsht 600 mërgimtarë kanë udhëtuar nga e gjithë Europa për të shftyrëzuar të drejtën e tyre të votës në fshatrat shqiptar të Çashkës. Kurse, pas zgjedhjeve të 19-të tetorit, në KSHZ kishin arritur pesë ankesa nga partitë maqedonase të cilët kërkonin rivotim në pesë vendvotime. Një nga arsyet ishte edhe dalja e madhe e banorëve dhe interesi i tyre për të votuar.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING