(VIDEO) Shpëtohen dy persona të bllokuar nga bora në fshatin Lazaropolë
Zyrtarët e specializuar policor kanë arritur të shpëtojnë dy të punësuar të operatorit A1, të cilët kishin mbetur në ngujuar në dëborë mbi fshatin Lazaropolë dhe nuk mund të kontaktohej me ta për shkak të mungesës së rrjetit mobil. Rasti ishte paraqitur në SPB Tetovë dje në orën 23:30.
Tabele: Ministria e Punëve të Brendshme
“Menjëherë pas lajmërimit, rasti është përcjellë në SP Rostushë, pas çka u angazhuan pjesëtarët e Departamentit për Operacione Speciale Policore dhe Departamentit së Policisë së Uniformuar pranë MPB-së, si dhe pjesëtarë të Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit. Me dy automjete terreni, të pajisura me sajë dëbore dhe pajisje përkatëse shpëtimi, ekipet janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes”
Gjetja e tyre ishte bërë so në orën 08:30 dhe ishin nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore. “Bëhet fjalë për personat G.N. (47) dhe M.M. (37), të dy nga Shkupi”, shtuan nga MPB. Ata ishin gjetur në një lokacion të njohur si “Koritnik”, në afërsi të transmetuesit të rrjetit të A1, në zonën e fshatit Llazaropolë.

