(VIDEO) Shpenzimet minimale të jetesës në 6 vitet e fundit janë rritu për 59.56%
Në gjashtë vitet e fundit shpenzimet minimale të jetesës janë rritur për më shumë se 50 për qind. Të gjitha çmimet janë rritur, duke nisur nga ushqimet bazë, buka, vaji, sheqeri, orizi, e deri tek transporti dhe veshmbathja.
Sipas të dhënave të sindikatës, shporta minimale e konsumit për një familje katër anëtarëshe në dhjetor të vitit 2016 ishte 32 102 denarë.
Ndërkaq, në dhjetor të vitit 2022 shporta minimale e konsumit u rrit për 19 mijë e 121 denarë dhe arriti në 51 mijë e 223 denarë ose 59,56 për qind më shumë se në dhjetor të vitit 2016.
VLERA E SHPORTËS MINIMALE :
Dhjetor 2016 32 102 denarë
Dhjetor 2017 32 475 denarë
Dhjetor 2018 32 671 denarë
Dhjetor 2019 32 732 denarë
Dhjetor 2020 33 697 denarë
Dhjetor 2021 35 043 denarë
Dhjetor 2022 51 235 denarë
Gjatë këtyre viteve është rritur edhe paga minimale dhe pensionet, por më së shumti ose për 78 për qind janë rritur pagat e funksionarëve. Sindikat shpesh herë kanë protestuar dhe kërkuar rritje të pagave dhe të pensioneve. Sipas tyre nëse qeveria mundej t’I rriste për 78 për qind pagat e funksionarëve, atëherë le të gjejnë një mënyrë për të rritur në mënyrë lineare edhe pagat dhe pensionet.
/SHENJA/