(VIDEO) Shoqata dhe Sindikata kundër përfshirjes politike në media

(VIDEO) Shoqata dhe Sindikata kundër përfshirjes politike në media

Shoqata e Gazetarëve dhe Sindikata e punonjësve mediatik nuk duan që qveria ta realizojë premtimin e dhënë nga kryeministri para zgjedhjeve për heqjen e kontributeve për gazetarët dhe punonjësit mediatik.

MARKETING

Duke folur mbi këtë temë, kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Mlladen Çadikovski thotë se mbështesin çdo propozim që do të përmirësonte situatën socio-ekonomike të punonjësve mediatik, megjithatë vlerëson se kjo  mund të bëhet më së miri përmes formimit të Fondit të Pavarur për Pluralizëm Mediatik.

Deklaron se gjithnjë kur mediat kanë marrë mjete financiare pa ndonjë arsye dhe pa ndonjë shpjegim, në të shumtën e rasteve ato mjete nuk kanë përfunduar tek gazetarët por tek vet pronarët.

MLLADEN ÇADIKOVSKI  – KRYETAR I SHOQATËS SË GAZETARËVE

“Mendoj se kjo mund të tejkalohet më së miri vetëm pas formimit të Fondit për Pluralizëm Mediatik, i cili do të ishte i pavarur sesa përmes metodave tjera për uljen e obligimeve ose pagesave financiare ose formimit të një ambienti tjetër mediatik i cili do të ngriste kualitetin, sepse deri më tani kemi qenë dëshmitarë se gjithmonë kur në mediume janë dhënë para, pa pasur ndonjë arsye, ato mjete nuk kanë përfunduar tek gazetarët, por kanë mbetur tek pronarët”.

Kryetari i Sindikatës së gazetarëve, Pavle Bellovski në prononcimin e tij për TV Shenja, tha se nëse Qeveria përzihet në këtë çështje do të lind Propozimi Francez 2, i cili gjithashtu është i papranueshëm.

Thotë se Sindikata e Gazetarëve është duke përgatitur propozimin e vet dhe se Qeveria në këtë rast duhet të jetë vetëm kanal për të formalizuar kërkesën e sindikatës sepse sipas Bellovskit, janë vetë gazetarët ata që i dinë vetë problemet me të cilat përballen.

Sipas kreut të sindikatës, jo vetëm VMRO-ja por me propozime të tilla nuk guxojnë të dalin asnjë subjekt politik. Zbulon edhe disa nga udhëzimet që do t’i përmbajë propozimi i Sindikatës mbi këtë çështje.

PAVLE BELOVSKI – KRYETAR I SINDIKATËS SË GAZETARËVE DHE PUNONJËSVE MEDIATIK

“Do të përgatisim propozimin tonë që do të përbëhet nga kërkesat tona autentike dhe jo disa kërkesa dhe nevoja apo manipulime politike përmes një propozimi që do të vinte nga Qeveria apo nga një parti politike. Udhëzimi i dytë do të ishte që të subvencionojmë punësimin e parë të kuadrove të reja të punonjësve mediatik, sepse në vend kemi shkretëtira mediatike. Kemi shumë rajone në vend në të cilin nuk funksionon asnjë medium. Sipas hulumtimit të bërë nga sindikata, në 25% të rajoneve në vendin tonë mungon zëri informues. Në ato rajone ka disa portale me një ose me asnjë të punësuar, pra ne kemi rajone të tëra që nuk informojnë për atë se çfarë ndodhë nëpër shtëpitë dhe rajonet e tyre.

Për premtimin e kryeministrit lidhur me kontributet  e gazetarëve, TV Shenja ditë më parë e pyeti edhe zëdhënësen e Qeverisë e cila për më tepër tha se janë duke u koordinuar me sindikatat për mënyrën se si do të realizohej ky premtim.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING