(VIDEO) Shkupi sërish ndër të parët për ndotje, LSDM akuzon Qeverinë

(VIDEO) Shkupi sërish ndër të parët për ndotje, LSDM akuzon Qeverinë

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska iu drejtua kryeministrit Hristian Mickosit, duke thënë se gjatë kohës sa ai ishte në opozitë premtoi mbi 1 miliard euro investime për mbrojtjen e mjedisit si dhe premtoi uljen e ndotjes deri në 50%. Ajo pyeti se ku ka mbetur tani miliardi i shpallur për të luftuar ndotjen. Ajo tutje shtoi se Shkupi për disa ditë me radhë është ndër qytetet më të ndotura në botë, ndërsa qytetarët e qyteteve të tjera të vendit thithin ajër të ndotur.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

VMRO-DPMNE kur kërkoi besimin e qytetarëve premtoi luftë aktive kundër ndotjes së ajrit. Në programin e VMRO-DPMNE, Platforma 1198, thuhet se citoj, përcaktimet prioritare programore të Qeverisë së udhëhequr nga VMRO DPMNE në fushën e mbrojtjes së mjedisit do të jetë: Plani për sigurimin e ajrit të pastër për të gjithë! ‘Ky është një tjetër zhgënjim, një tjetër premtim i parealizuar i Mickoskit”. “Qytetarët shohin se qeveria dhe kryetarët e komunave nga VMRO-DPMNE nuk po bëjnë asgjë për ajrin e ndotur’.

Zëdhënësja Kuzeska po ashtu kujtoi se “gjatë mandatit të LSDM-së janë marrë një sërë masash, duke filluar nga investimet strategjike në gazifikimin, projektet për transport publik ekologjik, e duke përfunduar me masa specifike për financimin e zëvendësimit të sistemeve joekologjike në amvisëri, institucionet publike, kopshtet si dhe shkollat”.

Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së

Gjatë qeverijes në Qytetin e Shkupit janë blerë 33 autobusë ekologjikë, janë bërë gjelbërim i ri në sipërfaqe 300.000 m2 dhe janë mbjellë mbi 20.000 pemë dhe fidane të reja. Në shkollat ​​e mesme dhe fillore u vendosën fasada energjetike dhe pastrues ajri, u ndërruan kaldaja për ngrohje në ndërtesat shtetërore dhe shkolla”.

Tutje Kuzeska tha se me ardhjen e VMRO-DPMNE-së në pushtet nuk po bëhet asgjë, si dhe thekson duke thënë se edhe “deponitë nuk janë pastruar, mbeturina ka në çdo hap, dhe se nuk shohim asnjë projekt mjedisor apo masa për uljen e ndotjes”. Kuzeska shton duke thënë se VMRO-DPMNE nuk duhet që ta anashkalojë këtë çështjë dhe se duhet që menjëherë të marrë masa kundër ndotjes.

Anida Murati /SHENJA/

 

 

MARKETING