(VIDEO) Shkupi sërish ndër më të ndoturit, Mexhiti thotë se po marrin masa

(VIDEO) Shkupi sërish ndër më të ndoturit, Mexhiti thotë se po marrin masa

Edhe këtë të hënë kryeqyteti ynë u gjet në vendin e 9-të në botë për ndotjen, sipas ueb-faqes së njohur për matjen e ndotjes së ajrit në kryeqytetet e botës, IQAir. Qytetet e Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë këtij muaji janë gjetur në krye të listave të cilësisë së ajrit në botë për nga ndotja e ajrit.

E me këtë rast, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Izet Mexhiti u pyet se çfarë po ndërmerr Qeveria për ajrin e ndotur. Në kohën kur ka mungesë të jashtëzakonshme të autobusëve publik, ai tha pritet të arrijnë 6 autobusë elektrik dhe se Qeveria po punon për blerjen e 120 autobusëve elektrik.

Izet Mexhiti, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor

Nëse nuk gaboj nesër do të ketë një donacion bashkë me BE-në 6 autobusë elektrik për Qytetin e Shkupit apo për Ndërmarrjen Publike, të cilën e ndihmuam edhe me naftë këto ditë edhe nga ndërmarrja rezervat e naftës. Mirëpo, po shqyrtojmë në Qeveri për të blerë diku 100 deri 120 autobusë elektrik, të cilët do të shpërndahen për transportin publik nëpër komunat urbane ku ka nevojë”.

Për të parandaluar ndotjen e ajrit, ai tha se së shpejti do të hapet procedura për gasifikimin e qyteteve të Maqedonisë në veçanti në qytetet urbane ku ndotja është më e madhe. Ndërsa kujtoi edhe planin aksional që Qeveria shpalosi javën e kaluar me të cilin secili institucion duhet të ndërmerr masat e nevojshme kundër ndotjes së ajrit, plan i cili udhëhiqetr nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING