(VIDEO) Shkupi pret liderët e ballkanit perëndimor, diskutojnë për planin e rritjes

(VIDEO) Shkupi pret liderët e ballkanit perëndimor, diskutojnë për planin e rritjes

Liderët dhe ministra të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, do të qëndrojnë sot dhe nesër në Shkup për të marrë pjesë në takimin e liderëve BE – Ballkani Perëndimor, kur temë kryesore do të jetë plani i rritjes. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një ofertë nga Bashkimi Evropian për vendet kandidate për të përshpejtuar procesin e tyre të anëtarësimit në BE. Pra, marrja e fondeve evropiane kushtëzohet me zbatimin e reformave nga ana e vendeve kandidate. Sipas ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, përqindja e përfundimit të agjendës së reformave të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor në qershor do të jetë pak më e ulët se në dhjetor. Megjithatë, Murtezani beson se fondet evropiane nuk janë nën kërcënim, por tha se ato potencialisht mund të jenë nëse reformat nuk përfundojnë me sukses brenda periudhës shtesë njëvjeçare.

MARKETING

Orhan Murtezani, ministër i Çështjeve Evropian

Kjo do të thotë që në qershor 2026 ata do të jenë në rrezik sepse do t’i humbasim atëherë, dhe deri atëherë fondet do të jenë në dispozicion për ne. Javën e kaluar dhe sot kemi qenë në komunikim intensiv me të gjitha institucionet. Ajo që ishte një dobësi herën e fundit… do të thotë se të gjitha udhëzimet për finalizimin e hapave mbërritën tekstualisht pas afatit për zbatimin e reformave. Tani ka një pasqyrë pak më të qartë, por pasqyra më e qartë do të thotë një proces edhe më kompleks”.

Ndërkaq, aktivitetet e samitit do të fillojnë me një takim tet – a –tet mes eurokomesares Marta Kos dhe kryeministrin Hristijan Mickoski dhe më pas do të ketë edhe takime bilaterale me delegacionet e tjera.

Nesër do të zhvillohen dy panele prej të cilave, i pari do të jetë për planin e rritjes të Ballkanit Perëndimor, në të cilin do të marrin pjesë Mickoski dhe eurokomesarja për zgjerim, pas çka do të vijojë edhe një konferencë e përbashkët për media.

Paneli i dytë do të jetë për mekanizmat konkrete dhe mbështetjen për zbatimin e planit të rritjes.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING