(VIDEO) Shkupi nuk do ta vazhdojë hekurudhën e korridorit 8 pa pasë projekte nga Sofja dhe Tirana

(VIDEO) Shkupi nuk do ta vazhdojë hekurudhën e korridorit 8 pa pasë projekte nga Sofja dhe Tirana

MARKETING

Qeveria e Maqedonisë së Veriut nuk do të vazhdojë me realizimin e projektin për korridorin tetë për infrastrukturën hekurudhore, derisa nuk ka një projekt konkret për ndërtimin e hekurudhës edhe në Bullgari dhe Shqipëri. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se, ëndrra e tij si kryeministër,është që Maqedonia të jetë udhëkryq hekurudhorë, rrugor dhe energjetikë dhe pa korridorin 8 nuk do të realizohet kjo. Megjithatë ai tha se, nuk do t’i harxhojnë gjysmë miliard euro derisa nga pala bullgare të mos jetë gati projekti.

MARKETING

Sample Image

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Pyetja e vërtetë është, deri ku është ky projekt në Shqipëri, a ekziston aty projekt, a ka fillu Qeveria atje ta bëjë, a është aty në prioritet. Sepse ne, angazhimin tonë, përkushtimin tonë e kemi treguar dhe dëshmuar me atë që, aksi i parë që është nga Beljakovci në Kumanovë veç më e kemi përfunduar, aksi i dytë nga Beljakovci në Kavadar po ndërtohet dhe aksi i tretë, deri sa nuk shohim nga pala bullgare që është nga Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë përkushtim të qartë, projekt, ne nuk e kemi ndërmd t’i harxhojmë paratë, sepse ato para do t’i dedikojmë për diçka tjetër”.

Sa i përket korridorit 10-d, Mickoski akuzoi qeverinë e kaluar se, nuk ka punuar asgjë në këtë drejtim, ndërsa, siç theksoi ai, tani po punohet intensivisht në realizimin e projektit.

Hristijan Mickoski, Kryeministër i RMV-së

Nuk kishin zgjidhur asnjë marrëdhënie pronësoro-juridike të cilat ne i kemi zgjedhir dhe veç më kanë filluar punët në terren në një pjesë të autostradës që është pjesë e korridorit 10d, mes Pripelit dhe Manastirit ndërsa së shpejti do të fillojë edhe nga Gostivari në Bukojçan, përkatësisht veç më kanë filluar punimet e betonit, vënia e themelit të urës së parë që duhet të lidh Gostivarin me fshatin Bukojçan”.

Korridori 8 dhe 10 janë pjesë e 10 korridoreve pan-evropiane të transportit. Korridori 8 duhet të kaloj nëpër qytetin e Durrësit, Elbasanit, Shkupit, Sofjes, Plovdivit, Burgasit dhe Varnës dhe është i gjatë 1,500 km. Ndërkq, korridori 10d, kalon nëpër Veles, Prilep, Manastir, Follorinë dhe Gumenicë.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING