(VIDEO) Shkupi nikoqir i Forumit Ndërkombëtarë Energjetik

(VIDEO) Shkupi nikoqir i Forumit Ndërkombëtarë Energjetik

Maqedonia e Veriut do të vendoset në hartën botërore pasi më 28 dhe 29 tetor në vendin tonë do të zbresin përfaqësues të 70 vendeve nga e gjithë bota për të diskutuar në Forumin e 14-të ndërkombëtarë energjetik që organizohet në Shkup në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara.

Ministrja e Energjetikës dhe Mineraleve, Sanja Bozhinovska, pas brifingut me gazetarët deklaroi se ky forum është i rëndësisë së veçantë për faktin se në të do të diskutohet për digjitalizimin e sistemeve energjetike, përfshirjen e grave dhe të rinjëve në sektorin energjetik. Bozhinovska deklaroi se në fund, do të ketë edhe një deklaratë historike që do të nënshkruhet së bashku me Kombet e Bashkuara.

SANJA BOZHINOVSKA, MINISTRE E ENERGJETIKËS

Do të jenë tema shumë të rëndësishme, sepse do të vijnë përfaqësues nga e gjithë bota dhe do të na i tregojnë përvojat që janë duke u shfrytëzim në nivel botërorë dhe në Europë. Presim që të vijnë përfaqësues të 70 vendeve botërore. Në ditën e fundit do të nënshkruhet edhe deklaratë ‘Shkupi’, që është shumë e rëndësishme, sepse do e nënshkruajmë me Kombet e Bashkuara e cila do të jetë gjithnjë në Kombet e Bashkuara. Edhe Shkupi do të jetë në hartën”.

Forumi do të bashkojë mbi 600 pjesëmarrës, përfaqësues qeveritarë, organizata dhe banka ndërkombëtare, komunitetin akademik, sektorin privat dhe organizatat civile – nga 70 shtete.

Përfaqësuesi i UNDP-së në vendin tonë, Armen Grigorian tha se qëllimi është që të sjellim transformim energjetik.

ARMEN GRIGORIAN, PËRFAQËSUES I UNDP-SË

Qëllimi është që të sjellim transformim energjetik, e kjo është që të kemi edhe 500 milion njerëz të tjerë që do të kenë qasje në energji të sigurtë dhe afatgjate. Për të arritur deri tek qëllimi dhe vizioni e kemi patjetër që të gjithë së bashku të veprojmë dhe nuk ka vend më të mirë se këto tema të diskutohen në panele dhe forume të tilla, në të cilin do të kemi përfaqësues nga shumë Qeveri botërore dhe organizata dhe sektorin e biznesit”.

Forumi ndërkombëtarë energjetik i 14 me radhë do të zhvillohet në Shkup me datë 28 dhe 29 tetor, para Shkupit është zhvilluar në kryeqytetin tajlandez, në Bankok.

Mevludin Imeri /SHENJA/

MARKETING