(VIDEO) Shkup, nxënësja kishte përgatitur një listë me kërcënime ndaj nxënësve tjerë

(VIDEO) Shkup, nxënësja kishte përgatitur një listë me kërcënime ndaj nxënësve tjerë

Një nxënëse e shkollës fillore ka përgatitur listë për “likuidimin” e shokëve të klasës. Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast. Nga MPB informojnë  se gjatë ditës së djeshme është raportuar se një filloriste ka krijuar një listë për kërcënim me emrat e shokëve te klasës. Nga atje thonë se  kanë njoftuar Qendrën për Çështje Sociale dhe prokurorin publik, dhe se po punohet për zbardhjen e rastit.

 MPB

“Më datë 08.05.2023, një grua 47 vjeçare ka raportuar në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup, se në shkollën fillore në zonën e Qendrës, një nxënëse e shkollës ka bërë listën e kërcënimeve ndaj shokëve  të klasës. Është njoftuar drejtori i shkollës, Qendra për Çështje  Sociale dhe prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”

Ndërkaq, disa ditë më parë, Ministria e  Arsimit dhe Shkencës, pas ngjarjeve tragjike në një shkollë  fillore në Serbi ku një 14 vjeçar i plagosi për vdekje tetë persona, ka hapur një e-mail adresë ku mund të dorëzohen ankesa për raste të tilla, të cilat mund të çojnë edhe në tragjedi të rënda.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING