(VIDEO) Shkrumbohen mbi 40 shtëpi, flakët e zjarrit vazhdojnë të përhapen

(VIDEO) Shkrumbohen mbi 40 shtëpi, flakët e zjarrit vazhdojnë të përhapen

Rritja e temperaturave dhe erërat e forta kanë mundësuar që të shpërthejnë një sërë zjarresh në vend, të cilët kanë lënë pas mbi 40 shtëpi të djegura, ndërsa një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit. Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angelov, informoi se dymbëdhjetë fshatra janë kapluar nga zjarret ku zjarri ka hyrë në tri fshatra dhe janë djegur shtëpi të vjetra, por edhe shtëpi ku banon popullatë vendase në fshatrat Nemanjici, Malino dhe Orel. Nga QMK gjithashtu njoftojnë se një numër i madh i banorëve është dashur të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut nga zjarri, i cili gjatë ditës së djeshme kaploi një pjesë afër fshatit Nemanjici të Shën Nikollës, si rrjedhoj e zjarrit të madh u shkatërruan një pjesë e shtëpive.

STOJANÇE ANGELLOV,DREJTOR I QMK-SË

Për fat të keq, kemi shtëpi të djegura, shumica e shtëpive në fshatin Nemanjici janë të vjetra dhe të braktisura, por këtu kemi edhe shtëpi të banuara nga popullata vendase. Fshatra të kapluar nga zjarret ka edhe në territorin e Komunës së Kumanovës, tre fshatra dhe atë fshati K’shanje, Kokoshinë dhe Murgash, ku kryesisht ka vila. Zjarr në fshatin Nemanjici, ka filluar nga fshati Orel, i cili ka shpërthyer diku në mes të fshatit dhe ka lëvizur këndej me shpejtësi të madhe”.

Ai theksoi se në komunën e Probishtipit janë kapluar dy fshatra, Barbareva e Epërme dhe Stricovci, ndërsa në territorin e Komunës së Shtipit janë kapluar fshati Karaorman i Vjetër. Ai shtoi se sipas informacioneve të deritanishme, një pjesë e këtyre zjarreve janë vënë nën kontroll.

Për të shuar zjarret të cilët kanë nisur me intesitet të lartë dhe në numër të madh, janë angazhuar zjarrfikës nga Shën Nikolla, Shtipi, Velesi, Negotina, Kavadari, zjarrfikës vullnetarë dhe pjesëtarë të armatës.

Stojançe Angellov, gjithashtu theksoi se zjarrfikësit kanë punuar gjatë gjithë natës dhe me mbështetjen e ndërmarrjeve publike dhe makinerive të rënda, me mbështetjen e banorëve vendase kanë vënë nën kontroll një pjesë të zjarreve dhe siguroi më shumë vendbanime. Ai madje bëri apel deri tek të gjithë qytetarët, e sidomos ata që kanë shtëpitë nëpër ata fshatra të jenë sa më të kujdesshëM.

STOJANÇE ANGELLOV,DREJTOR I QMK-SË

U bëj thirrje të gjithë pronarëve të shtëpive dhe vilave në fshatrat malore dhe të braktisura, të bëjnë një brez të butë zjarri rreth pronave të tyre. Njëkohësisht u bëj thirrje të gjithë banorëve të fshatrave që mund të përfshihen nga zjarret, të bëjnë linja kundër zjarreve përreth fshatrave, 20 metra të gjerë, të lëruar me traktorë të mëdhenj dhe diku të pastrohen me buldozer. Nuk mund të parashikojmë se ku do të shpërthejë një zjarr i ri. Problemi është era e fortë”.

Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë bujqve që të ndalojnë djegien e kashtës dhe kullotave sepse, siç thotë ai, mund të jetë si tentativë për vrasje.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING