(VIDEO) Shkrirja e VLEN-it në një parti, Fetai: unë kapem pas idesë jo pas individit

(VIDEO) Shkrirja e VLEN-it në një parti, Fetai: unë kapem pas idesë jo pas individit

 

Zëvendës kryeministri Arben Fetai, në emisionin ‘’Debat në Shenja’’, ka deklaruar se shkrirja e VLEN-it në një partii do të ishte një hap gjigand. Ai tha se koalicioni VLEN është më I bashkuar se kurë dhe se në vazhdimësi ka pas takime mes liderëve. Fetai tha se bashkimi në një parti nuk është proces i lehtë i cila mund të ndodh brenda një nate.

ARBEN FETAI-ZV/KRYEMINISTËR

Është çështje për të cilën jemi duke vazhduar të bisedojmë, duke matur, përparësitë dhe mangësitë e secilit model. Ka disa skenarë për të cilat është folur, jo vetëm nga unë por edhe nga të tjerë, ku njëri prej varianteve, besoj më i dëshiruari është që VLEN-i të ketë një kryetar të vetëm si çdo parti tjetër politike, pra me mandat katër vjeçar, dy apo një variant që të punohet sipas logjikës së bashkëkryetarëve dhe një variant tjetër është që të ketë praktikë të rotacionit’’.

I pyetur nëse e pranon që Vlen të udhëhiqet nga Kasami dhe nga Mexhiti, zëvendëskryeministri tha se duhet të analizohen përparësitë e secilit model dhe në mënyrë konsensuale të gjendet mënyra më e mirë për të funksionuar koalicioni VLEN.

ARBEN FETAI-ZV/KRYEMINISTËR

Mua më intereson të gjejmë modelin më të mirë për të garantuar konsensualitetin, kolegialitein dhe unitetin brenda koalicionit. Nuk më intereson të flasim për emra të përvetçëm. Nëse flasim për emra aty secili është më i mirë se tjetri, secili mundet me e udhëheq VLEN-in”.

Fetai tha se nuk kapet pas individit, por kapet pas idesë për ndërtimin për konceptin dhe për vizionin që e kenë për të ardhmen. SHENJA/

MARKETING