(VIDEO) Shkollat në RMV po zbrazen, për shtatë vjet 17 000 nxënës dhe 5 000 studentë më pak

(VIDEO) Shkollat në RMV po zbrazen, për shtatë vjet 17 000 nxënës dhe 5 000 studentë më pak

17.000 nxënës më pak numërojnë shkollat fillore dhe të mesme të vendit si pasojë e migrimit të familjeve të tyre jashtë vendit dhe 5000 studentë gjatë viteve të fundit kanë braktisur vendin, për ti kryer studimet në vende të zhvilluara, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Ajo thotë se është shqetësues fakti se në 7 vitet të fundit bankave shkollore ia janë larguar 17.000 nxënës.

MARKETING

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

17.000 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë migruar gjatë 7 viteve të fundit ,më vjen keq që e them këtë, ndërsa numri i përgjithshëm i studentëve që studiojnë jashtë shtetit është rreth 5000 mijë. Informacionet thonë se jo vetëm në fillim të vitit por edhe brenda vitit ndodhin shpërnguljet e nxënësve. Është një numër shumë i madh i nxënësve, ne po bëjmë gjithqka për ti kthyer ata në vend”.

Janevska tha se nxënësit bashkë me familjet e tyre kanë braktisur vendin për shkak të kushteve të vështira ekonomike. Ajo theksoi se shpreson që nëse do të përmirësohen kushtet ekonomike për një periudhë disavjeçare ata do të kthehen në vendlindje.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT DHE SHKENCËS

Shpresoj që nëse arrijmë të realizojmë gjithçka nga programet parazgjedhore ndoshta një pjesë e popullit do të kthehet në vend, nese ju sigurojmë kushte dhe unë shpresoj që do tu sigurojmë kushte. Ekonomia e mirë është çdoherë sfidë për të gjithë ata që gjenden jashtë , ata të gjithë duan të jenë në venlinjde të tyre nëse do të kishin kushte të mira. Ja ekonomia tek ne tani është përmisuar, nëse vazhdon në këtë rrugë besoj që për një periudhë të shkurtë vitesh ata do të kthehen”.

Maqedonia e Veriut po ngel pa shpresën e të ardhmes, pra të rinjtë të cilët do ti jepnin shumë këtij vendi. Sipas të dhënave të Eurostatit të paktën 200,000 njerëz, ose gati 10% e popullsisë totale  janë shpërngulur në vende të tjera të Europës gjatë dy dekadave të fundit. Sipas Forumit Ekonomik Botëror, RMV ka një nga nivelet më të larta të largimit të kuadrove të kualifikuar në botë.

Në intervistat e ndryshme që në vend janë realizuar me të rinjët, ata janë shprehur se janë të zhgënjyer nga korrupsioni i lartë, kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e perspektivës në vend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING