(VIDEO) Shkollat hapën dyert për nxënësit, ministrja thotë se ka libra

(VIDEO) Shkollat hapën dyert për nxënësit, ministrja thotë se ka libra

Shumë buzëqeshje dhe zëra të gëzueshëm të nxënësve, nën tingëllimën e zilës së shkollës kanë shënuar fillim-vitin e ri shkollor. Sot shkollat kanë hapur dyert për ti pritur nxënësit në vatrat e tyre të dijës, duke iu kushtuar rëndësi të veçantë fatosëve, atyre që për herë të parë sot janë ulur në bankat shkollore. Zv. Kryeministri i parë Izet Mexhiti në vizitën e tij në shkollën fillore Kongresi I Manastirit, njoftoi se kjo do të jetë shkolla e parë e komunës së Çairit, në të cilën që nga dita e sotme mësimi do të zhvillohet vetëm në një ndërrim, për të vazhduar pastaj, siç tha ai edhe me 10 shkolla të tjera, si pjesë e projekteve për reformat në arsim. Ai theksoi se kjo nënkupton ngritje të cilësisë së arsimit fillor në të gjithë vendin.

IZET MEXHITI, ZV/ KRYEMINISTËR

Simbolika pse jemi këtu është se është shkolla e parë në komunën e Çairit e cila prej sot do të punon vetëm në një ndërrim, me tendencë që pastaj të ketë edhe mësim tërë ditor dhe intenca është që në të ardhmen bashkë me ministrinë e arsimit që e kanë edhe në program, pra edhe 8 shkolla të tjera ose ideja është të ndërtohen edhe 2 shkolla të reja në Çair, pra edhe 10 shkollla tjera të jenë me një ndërim dhe me mësim tërë ditor që do të jetë lehtësim edhe për arsimtarët edhe për prindërit”.

Kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij në shkollën Fillore „Kiril Pejçinoviq” tha se pas shumë vitesh nxënësit e vendit që nga dita e parë e shkollës do ti kenë tekstet shkollore të vendit dhe ato në gjuhë të huaja si anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, të cilën e cilësoi si diçka që është shumë e rëndësishme për të krijuar miqësi jashtë kufijve të atdheut tonë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

Ndoshta për herë të parë pas shtatë viteve, nxënësit në ditën e parë të shkollës do t’i kenë tekstet para vetes, diçka që është shumë e rëndësishme, diçka që në të kaluarën për fat të keq ka munguar. E shfrytëzoj këtë rast t’u kërkoj falje prindërve që më shumë se 15 vite më parë flisnim për kompjuter për çdo fëmijë, e sot pas 15 vitesh flasim për libër për çdo fëmijë, por ju premtoj se përmes një disipline të re, që është inteligjenca artificiale me të cilën do të njihen fëmijët tanë, do të mund të flasim për të ardhmen dhe për sfidat që ajo na i sjell”.

Ministrja e arsimit dhe shkencës Vesna Janevska tha se në shkollat tona në të tashmen po ndërtohet ardhmëria e vendit tonë dhe se këta fëmijë do ta marrin përgjegjësinë shoqërore nesër, prandaj tha se sëbashku duhet t’u mundësojmë më shumë suksese.

VESNA JANEVSKA, MINISTRE E ARSIMIT

Nxënës të dashur, shteti mundohet që të ju sigurojë kushte në mënyrë që ju të arrini suksese dhe аftësi të ndryshme. Kemi siguruar libra, infrastrukturë më të mirë aty ku ka qenë më urgjente, kemi siguruar salla sportive, teknologji dhe mundësi që të konkuroni dhe të shoqëroheni të gjithë bashkë. Mësuesëve u urojë punë me shumë dashuri dhe përgjegjësi për fëmijët ndërsa nxënësve sidomos atyre të klasave të para shumë suksese dhe dituri”.

Sipas të dhënave të ministrisë së arsimit dhe shkencës viti i ri shkollor ka filluar për 245 mijë nxënës, prej të cilëve 177 ,800 filloristë dhe 67, 200 nxënës të shkollave të mesme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING