(VIDEO) Shkollat fillore dhe të mesme shënuan ditën e flamurit
Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme ku mësohet shqip në Maqedoninë e Veriut u organizuan manifestime të ndryshme për shënimin e 28 nëntorit- ditës së flamurit.
Zëvendër kryeministri Izet Mexhiti ishte i pranishëm në manifestimin që kishte shkolla Ismail Qemali. Mexhiti theksoi se me qeverisje të mirë do të vazhdojnë punën patriotike të nisur nga figura e mëdha si Ismail Qemali, Adem Jashari e shumë të tjerë.
Izet Mexhiti, zëvëndëskryeministër i Maqedonisë së Veriut
“Sot jemi në këtë shkollë që mban këtë emër të madh dhe na kujton historinë dhe në të njëjtën kohë edhe na prek në ndërgjegjen tonë se nëse atëherë, në ato kohëra të rënda ka qenë pushka e diplomacia, sot ne mendojm që me qeverisje të mirë ta bëjmë, ta vazhdojmë atë punën patriotike të Ismail Qemalit, Skëndërbeut, Adem Jasharit, figurave të mëdha dhe këtë po mundohemi ta bëjmë edhe me emërtimin e kësaj shkolle atë që po e shëndrrojmë edhe këtë komunë edhe këtë lagje ashtu siç i ka hije”.
Mexhiti u nderua me një mirënjohje nga drejtoresha e kësaj shkolle, Teuta Imeri, e cila theksoi se Izet Mexhiti me punën e tij bashkë me arsimtarë dhe ish drejtorë, ka emëruar këtë shkollë me emrin Ismail Qemali, e për këtë ata ndjehen faleminderues.
Teuta Imeri, drejtoreshë e shkollës fillore Ismail Qemali
“Është nder dhe respekt që ne mbajmë këtë emër të madh, emrin e Ismail Qemailit, personalitet ky që ngriti flamurin në Vlorë më 28 nëntor. Është një emocion shumë i madh për mua sot ngaqë kryeministri i pare ka qenë njeriu i parë që para shumë vitesh mori iniciativën që kësaj shkolle ti vëndohet ky emër Ismail Qemali. Sot është zëri më shumë I kremtimit të nxënësve dhe të gëzojnë nxënësit për këtë emër”.
Ata që më shumë e shijuan manifestimin ishin fëmijët të cilët asnjë moment nuk lëshuan nga dora flamujt, disa të tjerë të veshur me veshje kombëtare njëzëri kënduan këngët patriotike e të tjerët e shoqëruan këtë atmsoferë me plisa në kokë dhe duar duke bërë shqiponjën.
Merxhane Iseni /SHENJA/