(VIDEO) Shkelën rregullat e komunikacionit – Për një ditë 1 062 gjoba, 716 për tejkalim shpejtësie

(VIDEO) Shkelën rregullat e komunikacionit – Për një ditë 1 062 gjoba, 716 për tejkalim shpejtësie

E premte e Zezë” ka qenë dita e djeshme për shoferët të cilët nuk i kanë respektuar rregullat e komunikacionit. Vetëm gjatë ditës së djeshme, policia ka shqiptuar 1062 gjoba, prej të cilave 716, janë për shoferët të cilët e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

Si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të realizuara nga punonjësit e policisë në të gjitha sektorët, nga gjithsej 1.065 gjoba të lëshuara, 716 shkelje lidhen me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar. Sipas përmbledhjes statistikore të aktivitetit policor, u regjistruan gjithashtu, 50 shkelje për parkim të gabuar, 82 masa për shoferë pa leje drejtimi, 14 gjoba për shoferë fillestarë, 16 gjoba për drejtim nën ndikimin e alkoolit”.

Nga ana tjetër, sipas Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë gjobitur edhe 8 motoçiklistë për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe 2 këmbësorë. Gjithashtu, 44 pjesëmarrës në trafik janë gjobitur për mos përdorim të rripit të sigurimit.

Sipas Ligjit për automjetet, 23 automjete janë ndaluar nga qarkullimi për shkak të mosregjistrimit, dhe një automjet për shkak të defekteve teknike, ndërsa një shofer ka marrë gjobë për mosrespektim të kushteve të errësimit të xhamave të automjetit (folie).

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING