(VIDEO) Shkarkimi i kryeprokurorit nesër në Qeveri

Iniciativa për shkarkimin e prokurorit publik Lupço Kocevskit pritet të jetë në rend dite nesër në seancën e Qeverisë. Por, siç tha kryeministri Hristijan Mickoski procedura e shkarkimit mund të zgjas edhe me muaj. Ndërsa, pranon se ligjërisht Qeveria nuk mund të bëjë shkarkimin e prokurorit publik.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Ligji është i qartë, nuk mund ne si Qeveri ta shkarkojme prokurorin shtetëror publik, por ne mund të fillojmë procedurën për shkarkimin e rij, tani me sa kam unë informacione, duhet të dërgoj iniciativë tek Këshilli i Prokurorëve Publik, ata në afat prej 15 ditësh presim mendim prej atje, kështu që kjo procedurë do të zgjas, disa javë dhe ndoshta disa muaj”.
Në seancën e kaluar të Qeverisë, Ministria e Drejtësisë u angazhua që të përgatis iniciativën për shkarkimin e prokurorit Kocevski. Atë duhet ta prezantoj në Qeveri dhe më pas të dorëzohet tek Këshilli i Prokurorëve, të cilët në afat prej 15 ditësh duhet të krijojnë mendim lidhur me shkarkimin e prokurorit publik.
Arsyet për shkarkimin e prokurorit të shtetit siç janë prezantuar deri tani janë reputacioni dhe funksionaliteti i dëmtuar i prokurorisë, veprimet e kundërligjshme dhe korrupsioni, ndikimi dhe joefikasiteti. Në prononcimin e fundit të tij, prokurori Lupço Kocevski ka thënë se nëse konstatohet se ai ka bërë shkelje të rëndë disciplinore, do të japë dorëheqje nga pozita e tij.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/