(VIDEO) Shënohet tre vjetori i Anëtarësimit në NATO

(VIDEO) Shënohet tre vjetori i Anëtarësimit në NATO

Maqedonia e Veriut sot shënon tre vjetorin e anëtarësimit në aleancën më të madhe ushatarko-politike në botë, NATO.  Në kazermën “Ilinden” në Shkup u mbajt ceremonia qëndrore, nga ku shefi i shtatëmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjorçinovski, nënvizoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në NATO,dhe tha se të qenurit në NATO do të thotë që jemi të barabartë me një familje të bashkuar fuqishëm. Ai shtoi se pjesëtarët e armatës duke i realizuar porositë e NATO-s me përpikmëri, gjatë tri viteve kanë zbatuar në mënyrë të suksesshme të gjitha detyrat dhe trajnimet ushtarake.

Vasko Gjurçinovski, shef i shtatëmadhorisë

“Detyrën  e armatës për plotësimin e këtij qëllimi e filluam me tempo të fuqishme, përmes zbatimit të reformave më të thella në fushën e  mbrojtjes. Në qasjen tonë dhe plotësimin e të gjitha detyrave në pjesën ushtarake, treguam se jemi të sigurtë dhe partner i përgjegjshëm që standardet dhe trajnimet i kemi realizuar para anëtarësimit në NATO”

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska deklaroi se porosia për unitet, vendosshmëri për  paqe dhe siguri, është ajo që të gjithë së bashku shënojmë tre vjetorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në  anëtarësimin në NATO.

Sllavjanka Petrovska, Ministre e Mbrojtjes

“Pritëm shumë gjatë që të mund të tregonim se edhe ne jemi NATO, ne jemi sëbashku më të fortë, dhe se ne jemi një aleancë e 30 kombeve të barabarta që ndajnë vlerat me të cilat jetojmë. Besimi në parimet dhe rregullat e aleancës dhe vendosshëmria për paqen dhe sigurinë e çdo centimetër të territorit të NATO-së nuk ka kompromis”

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, tha të jesh NATO do të thotë përforcim dhe rritje e Armatës. Një Armatë e fortë dhe e gatshme është garanci për sigurinë e vendit por edhe për mbrojtjen kolektive të Aleancës. Ai tha se një diferencë e parëndësishme janë ata që nuk i krenohen  këtij suksesi.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“27 Marsi është dita kur Maqedonia e Veriut vulosi të ardhmen e saj të sigurisë. Një moment pas të cilit stabiliteti ynë nuk mund të vihet në dyshim nga askush. Dhe nga ajo pikë ne mund të ecim përpara, të fuqishëm dhe me shpejtësi. Ky është një moment në të cilin ne pushuam së qeni një pikë në agjendën e sigurisë dhe u bëmë pjesë e tryezës që krijon agjendën botërore të sigurisë”

Më 27 mars 2020, vendi u bë anëtari i 30-të i Aleancës kur vepronte Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në SHBA, Vilma Petkovska, ia dorëzoi ndihmës sekretarit amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Philip Ricker, dokumentin origjinal të ratifikimit nga Protokolli për anëtarësim për anëtarësimin e vendit në NATO.

Linda Ebibi /SHENJA/

MARKETING