(VIDEO) Shënohet 24 maji- Dita e vëllezërve Kirili dhe Metodi

(VIDEO) Shënohet 24 maji- Dita e vëllezërve Kirili dhe Metodi

Me më shumë aktivitete sot në vend shënohet Dita e Vëllezërve Kirili dhe Metodi. 24 maji është dita kushtuar vëllezërve sllav, Shën Kirilit dhe Metodit, të cilët njihen si iluministë, krijues të alfabetit dhe gramatikës dhe për veprën e tyre misionare për mësimin e shkrim-leximit.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova në urim ka dëshiruar që qytetarët festën ta kaojnë me shëndet, dashuri dhe harmoni, të mbushur me gëzim e lumturi.

GORDANA SILJANOVSKA, PRESIDENTE

“Falë tyre, popujt sllavë patën mundësinë të zhvillojnë shpirtëroren, kulturën, arsimin, shkencën e tyre. Si identiteti gjuhësor dhe kulturor maqedonas, ashtu edhe botëkuptimi dhe kozmopolitizmi, bazohen në punën dhe arritjet e tyre dhe në filantropinë e tyre. Historia e Evropës dhe e botës nuk ka shumë shembuj të njerëzve të tillë me ndikim që kanë lënë gjurmë në kohën e tyre”.

Kryeministri Talat Xhaferi në urimin e tij thotë se festa e sotme e dyfishtë kërkon këmbëngulje dhe besim në shkencë dhe arsim, si shtytës kryesorë të zhvillimit të një shteti bashkëkohorë dhe evropian, ashtu si dëshirojmë dhe synojmë të gjithë të jetë Republika e Maqedonisë së Veriut.

 TALAT XHAFERI, KRYEMINISTËR

“Një rol të tillë udhëheqës në këtë proces i ka hije Universitetit të parë shtetëror ‘Shën Kirili dhe Metodi’, një nga shtyllat e shtetësisë maqedonase, dhe juve si vazhdues, si trashëgimtarë aktualë ashtu edhe të ardhshëm, të veprës iluministe të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi”.

Një delegacion shtetëror dhe kishtar i kryesuar nga presidentja Gordana Siljanovska për kremtimin e festës së 24 Majit ndodhet në Romë.

/SHENJA/

MARKETING