(VIDEO) Shembet objekti i trashëgimisë kulturore në Çarshi, arrestohen dhjetë persona
Gjatë aksionit të sotëm policor që u bë në Shkup, janë arrestuar 10 persona, kurse dy të tjerë janë të pakapshëm për organet e rendit. Prokuroria Themelore Publike bënë me dije se ata akuzohen se e kanë shembur një objekt në Çarshinë e Vjetër të Shkupit edhe pse ai ka qenë objekt i mbrojtur kulturor dhe e kanë dëmtuar buxhetin e shtetit për 18 miliard denarë.
Sipas tyre, ndaj 11 pesonave është hapur procedurë hetimore, pasi dyshohen se kanë kryer vepër penale “Bashkim kriminal” dhe “Dëmtim ose prishje të objektit të mbrojtur përkohësisht kulturor trashigimor” dhe 5 prej tyre kanë kryer “Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimit”.
Prokuroria Themelore Publike
“I dyshuari i parë si Kryetar i Këshillit të drejtorëve të shoqërisë aksionare, me qëllim të përfitimeve pasurore të paligjshme për veten e tij dhe anëtarët e grupit edhe pse e ka ditur që hoteli ‘Shar An’, që gjendet në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, përfaqëson trashigimi kulturore dhe është pjesë e kompleksit monumental të mbrojtur dhe nuk mund të shitet, ka kërkuar prej një pjesë të antarëve të grupit të bëjnë shembjen dhe shkatërrimin e tij”.
Të dyshuarit kanë bërë ndryshim të objektit të mbrojtur trashigimor, nga vend i pandryshuar, në të ndryshueshëm dhe e kanë regjistruar edhe në Agjensionin e Kadastrës.
Prokuroria Themelore Publike
“Në periudhën tetor dhe nëntor 2022 4 pjesëtarë të grupit, si punëtorë ndërtimorë, pa paseduar dokumenacion për lejimin e ndërmarrjes së veprimeve për shembje, duke përdorur mekanizmin kanë kryer dëmtimin e paligjshëm të objektit autentik hotel ‘Shar An’. Pjesëtari i grupit në cilësinë e personit zyrtar, duke tejkaluar kufijtë e kompetencave zyrtare ka ndërmarrë veprim zyrtar dhe ka kryer procedurë për regjistrimin e ndryshimit të kulturës”.
Për këtë rast prokuroria thotë se ka punuar disa muaj.
Emine Ismaili /SHENJA/